Projekt fotografik në Indi, Hollandë, 2014 – depozitat Hazira LNG

Bota jonë ka nevojë për energji për të mbështetur dhe për të përmirësuar jetën për këtë popullsi gjithnjë në rritje. Shell e ofron energjinë në mënyrë të përgjegjshme: ne synojmë të kufizojmë çdo ndikim në mjedis dhe të mbështesim kalimin drejt një të ardhmeje me nivele më të ulëta karboni.

Drejt një bote me nivele të ulëta karboni

Shell e ka pranuar me kohë sfidën e ndryshimeve klimatike dhe rolin e energjisë për të mundësuar një cilësi jetese të denjë. Ne besojmë se ndërkohë që lindin zhvillime të reja teknologjike, politikat efektive dhe ndryshimet kulturore janë thelbësore për të nxitur bizneset, si dhe për të nxitur zgjedhjet dhe mundësitë e konsumatorëve që krijojnë nivele të ulëta karboni.

Shell mbështet krijimin e mekanizmave të drejtuara nga qeveria për "financimin" e karbonit, që sigurojnë një kosto domethënëse për CO2, e cila është shumë e nevojshme për të bërë të mundur kalimin në mundësi të tjera lëndësh djegëse dhe prodhimi të energjisë elektrike me nivel më të ulët karboni. 

Parandalimi i derdhjeve

Derdhjet e naftës apo të produkteve të tjera dëmtojnë mjedisin dhe vënë në rrezik punonjësit dhe komunitetet përreth. Për të shmangur derdhjet dhe rrjedhjet e substancave të rrezikshme, ne punojmë fort për t'u siguruar që ambientet tona të punës të jenë të projektuara mirë, të përdoren në mënyrë të sigurt dhe të inspektohen dhe mirëmbahen siç duhet. Ne investojmë në pajisje dhe ekspertizë njerëzore, të cilat na nevojiten për të trajtuar çdo rast derdhjeje që mund të ndodhë.

Cilësia e ajrit

Prodhimi dhe përdorimi i lëndëve djegëse fosile mund të ndikojë në cilësinë e ajrit. Ne kemi krijuar lëndë djegëse për transport të cilat janë më efiçente për konsumatorët, dhe e kemi vendosur fokusin në përmirësimin e efiçencës së karburantit për drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu, ne po punojmë për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit të shkaktuar nga proceset e punës sonë, duke përfshirë uljen e shkarkimeve të oksidit të azotit, dyoksidit të squfurit dhe përbërësve organikë të avullueshëm.

Koordinatori i Mjedisit të Shell, teston kampionet e ujit

Uji i pastër

Kemi ndërmarrë hapa për të menaxhuar përdorimin e ujit dhe kemi zbatuar qasje dhe teknologji të reja për të reduktuar përdorimin e ujit të pastër. Ne i respektojmë rregulloret për ujin kudo që punojmë dhe gjithashtu vendosim edhe standardet tona të detyrueshme, të cilat përputhen me praktikat më të mira për industrinë tonë.

E përshtatim përdorimin e ujit të pastër sipas kushteve lokale, sepse kufizimet e ujit kanë tendencë të ndikojnë te popullsia në nivel lokal dhe rajonal. Në disa raste, gjatë operacioneve tona përdorim alternativa të tjera në vend të ujit të pastër: këtu përfshihet uji i ricikluar, ujërat e zeza të përpunuara dhe uji i shkripëzuar.

Biodiversiteti

Projektet tona mund të ndikojnë në biodiversitetin përreth dhe komunitetet që varen prej tyre. Ne zbatojmë standarde të rrepta për të zvogëluar ndikimet që mund të sjellin operacionet tona, veçanërisht në habitate kritike, të cilat janë zona të pasura me biodiversitet ose nën mbrojtje.

Ne bashkëpunojmë me disa organizata për ruajtjen e biodiversitetit, duke përfshirë Earthwatch, Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, Nature Conservancy dhe Wetlands International. Projektet tona me partnerët e biodiversitetit përfshijnë punën që kryhet për rivendosjen e habitateve dhe ekosistemeve natyrore pranë kantiereve tona të punës. 

Më shumë mbi qëndrueshmërinë