Pjesa më e madhe e energjisë që përdorim sot prodhohet nga nafta dhe qymyri, dhe gjithnjë e më shumë nga gazi natyror. Këto lëndë djegëse hidrokarbure furnizojnë me energji elektrike, ngrohin dhe ftohin shtëpitë dhe vendin tonë të punës dhe përdoren edhe si lëndë djegëse në sistemet e transportit me të cilat lëvizim për të shkuar në punë apo në shkollë apo edhe me pushime. Kjo energji vë në punë industritë që sigurojnë jetesën tonë, dhe siguron edhe përbërësit kimikë për prodhimin e pjesës më të madhe të produkteve që ne blejmë - si për shembull pajisja që po përdorni për të lexuar këtë faqe.
Kërkesa botërore për energji po rritet, e nxitur edhe nga rritja e popullsisë dhe rritja e standardeve të jetesës.
Parashikohet që deri në vitin 2050 numri i popullsisë së botës të shkojë deri në 9 miliard njerëz - që do të thotë rreth 2 miliardë njerëz më shumë sesa sot. Shumë njerëz në vendet me ekonomi në zhvillim do t'i bashkohen klasës të mesme të botës. Ata do të blejnë frigoriferë, kompjuter dhe pajisje të tjera që konsumojnë energji. Dhe shumë të tjerë do të blejnë makina, duke dyfishuar numrin e tyre në rrugë.
Qytetet tona u japin gjithnjë e më shumë jetë ekonomive tona. Deri në mesin e këtij shekulli, rreth tre të katërtat e popullsisë së botës do të jetojë në qytete, duke rritur kërkesën për ushqim, burime ujore dhe energjie, të cilat janë jetike për mirëqenien dhe begatinë tonë.
Lexoni se si po punon Shell për qytetet e të ardhmes
Ekspertët pranojnë se kërkesa botërore për energji ka gjasa të dyfishohet deri në vitin 2050, nëse ajo krahasohet me nivelin e vitit 2000. Në të njëjtën kohë, përballja me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga shkarkimet e dyoksidit të karbonit dhe presionet e tjera mjedisore nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme sesa sot.
Përmbushja e këtyre sfidave do të kërkojë ndryshime radikale të sistemit të energjisë në botë dhe një sërë burimesh të reja energjie. Duke qenë se sistemi i energjisë është kaq i gjerë dhe kërkesa për energji po rritet shumë shpejt, për të arritur këto ndryshime do të nevojiten përpjekje kolektive të pashoqe.