“Zbulimi i Shpiragut për Shell është i pari në tokë në një brez tektonik të rrudhosur dhe të mbihypur në Shqipëri (struktura gjeologjike ku gjendet rezervuari i hidrokarbureve)”, tha Marc Gerrits, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shell për Eksplorimin. “Ne jemi të gjithë të kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim të rrisim biznesin tonë në Shqipëri.”

Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale të disa mijëra fucive nafte në ditë. Volumi komercial i rikuperueshëm i naftës nga Shpiragu duhet përcaktuar më tej përmes aktivitetesh të tjera vlerësuese.

Zbulimi i Shqipragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali, ku Shell ka një pozicion të rëndësishëm jo-operues.

Hapi tjetër në programin vlerësues është kryerja e një testimit vlerësues të gjatë në pusin Shpirag-4, pasuar nga shpimi vlerësues në pusin Shpirag-3. Paralelisht Shell planifikon të kryejë shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve që ka të drejta për të testuar potencialin e tyre.

Shënim për Redaktorët

  • Zbulimi i Shpiragut u konfirmua në vitin 2013 nga pusi Shpirag-2 i cili tregoi prezencën e një kolone nafte të lehtë në të paktën 800m në rezervuar.
  • Rezultatet e suksesshme të hapave të mëtejshëm të programit vlerësues do të cojnë në shpimin e më shumë puseve vlerësues, ndërtimin e një Sistemi Pilot Vlerësimi dhe potencialisht kalimin në zhvillim të plotë të shfrytëzimit, hap ky që do të varet nga një vendim përfundimtar investimi.
  • Shell u bë partner në projekt në vitin 2012 dhe tani zotëron 100% të interesave në bllokun 2-3 dhe do të marrë efektivisht 100% të të drejtave në Bllokun 4 përgjatë vitit 2019. Hapësira e përbashkët e Blokut 2-3 dhe Bllokut 4 është 4,084km2.
  • Brenda kësaj hapësire janë identifikuar burime të tjera të mëdha hidrokarbure, ende të pavlerësuara, por që sigurojnë mundësi për aktivitete të mëtejshme eksploruese.