Njoftim Privatësie - Klientë të biznesit, furnitorë dhe partnerë biznesi

Ky njoftim përcakton llojet e të dhënave personale që grumbullojmë, për cilat qëllime i grumbullojmë dhe të drejtat tuaja lidhur me këtë.

Çfarë mbulon ky Njoftim Privatësie?

Ky Njoftim Privatësie ofron informacione lidhur me të dhënat personale që përpunohen nga një kompani ose kompanitë e grupit të kompanive të Shell (‘Shell’ ose ‘ne’) në lidhje me (i) individët që punojnë për, ose në emër të, ose që janë aksionarë të klientëve tanë të biznesit (‘Klientë biznesi), (ii) furnitorë ose shitës (‘Furnitorë’), (iii) partnerë biznesi, duke përfshirë ata brenda ndërmarrjeve të përbashkëta që nuk operohen nga Shell si dhe investitorët dhe aksionarët (‘Partnerë biznesi’).

Për individët që kërkojnë qasje në faqen e Shell në emër të një Klienti të biznesit, Furnitori ose Partneri të biznesit, do t’ju kërkohet të ofroni informacione shtesë që e mundësojnë identifikimin tuaj për qëllime shëndetësore dhe të sigurisë dhe për të menaxhuar marrëdhënien midis Shell dhe Klientit të biznesit, Furnitorit ose Partnerit relevant të biznesit. Për më shumë informacione, ju lutemi referojuni Njoftimit të Privatësisë - Punonjës, Kontraktor ose Vartës të grupit Shell’ në faqen https://www.shell.al/politika-mbi-privatesine/ex-employee-notice.html.

Për klientë individualë pakice, anëtarë të programeve të besnikërisë të Shell, vizitorë të faqeve të internetit të Shell ose aplikacioneve të Shell, ju lutemi referojuni Privacy Notice – B2C në https://www.shell.al/politika-mbi-privatesine/b2c-notice.html.

Për individët që aplikojnë të punojnë për Shell, ose që marrin pjesë në evente rekrutimi ose i nënshtrohen një vlerësimi, ju lutemi referojuni Njoftimit të Privatësisë - Rekrutimi nga Grupi Shell në faqen https://www.shell.al/politika-mbi-privatesine/job-applicant-notice.html.

Ashtu si në këtë Njoftim Privatësie, njoftimet e përshtatura dhe deklaratat shtesë të privatësisë mund të përmbajnë informacione shtesë për mënyrën se si Shell përpunon të dhënat tuaja personale. Në ato raste, këto njoftime privatësie do t’ju komunikohen vecmas. Këto njoftime privatësie mund të dallojnë në vendet ku ne veprojnë, duke reflektuar praktikat dhe kërkesat e ligjit vendor në fuqi.

Ky Njoftim Privatësie shpjegon cilat të dhëna tuaja personale i përpunojmë, pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe për cilat qëllime, sa gjatë i mbajmë ato të dhëna personale për, si t’i qasni dhe t’i përditësoni të dhënat tuaja personale, si dhe opsionet që keni lidhur me të dhënat tuaja personale, dhe ku të shkoni për informacione të mëtejshme.

Nëse grumbullohen të dhëna personale të fëmijëve, për këtë kërkohet aprovimi i prindit ose kujdestarit.

Njoftim i veçantë – nëse jeni nën 16 vjeç. Përpunimi i të dhënave personale të fëmijëve

Përveç rasteve kur Shell organizon evente arsimore të projektuara enkas për fëmijët, ne nuk grumbullojmë qëllimisht të dhëna personale për individë nën 16 vjeç. Nëse jeni nën 16 vjeç (ose moshë tjetër nëse është e përcaktuar në kërkesat ligjore lokale në faqen e internetit të Shell në vendin tuaj), ju lutemi, mos na dërgoni të dhënat tuaja personale, për shembull, emrin tuaj, adresën ose adresën e emailit. Nëse doni të kontaktoni Shell në një mënyrë që ju kërkon të paraqitni të dhënat tuaja personale (si për shembull për evente arsimi ose inovacioni), ju lutemi t’i kërkoni prindit ose kujdestarit që ta bëjë këtë në emrin tuaj.

Kategoritë e të dhënave personale që grumbullojmë për ju.

Çfarë të dhënash tuaja personale përpunojmë? Grumbullimi i informacioneve

Ne përpunojmë të dhënat personale nga dhe në lidhje me individët të cilët janë, ose të cilët punojnë për ose në emër të ose të cilët janë aksionarë te Klientët tanë të biznesit, Furnitorët, Partnerët e biznesit në kategoritë e mëposhtme:

  • Informacionet e kontaktit privat (si emri, adresa ose adresa e emailit, ose numri i telefonit) vetëm nëse kjo është e nevojshme; ose
  • Kontaktin e biznesit ose informacione të tjera (si pozita e punës, departamenti, emri i organizatës dhe aktivitetet tuaja me Shell në emër tuajin ose në emër të Klientit të biznesit, Furnitorit, Partnerit të biznesit).

Ekzaminimi

Gjithashtu, për t’iu përmbajtur detyrimeve ligjore dhe rregullatore, për të mbrojtur pasuritë, punonjësit/kontraktorët e Shell dhe në mënyrë specifike, që Shell t’i përmbahet ligjeve për kontrollin e tregtisë, anti-pastrimin e parave dhe/ose ryshfetin dhe korrupsionin dhe kërkesave të tjera rregullatore, ne bëjmë ekzaminimin (para kontratës dhe pas kontratës në baza periodike) e të gjithë pronarëve, aksionarëve dhe drejtuesve të Klientëve tanë të biznesit, Furnitorëve dhe Partnerëve të biznesit. Ky ekzaminim bëhet kundrejt listave të sanksioneve të disponueshme publikisht ose të lëshuara nga qeveria dhe burimeve mediatike.

Ekzaminimi nuk përfshin profilizim apo vendimmarrje automatike në lidhje me kundër-palët aktuale ose kundër-palët e mundshme.

Qëllimet e përpunimit të të dhënave tuaja personale.

Kush është përgjegjës për të dhënat personale të grumbulluara?

Shell Upstream Albania B.V.- Dega në Shqipëri, me adresë Bulevardi Bajram Curri, European Trade Center, Kati 5, Tiranë, 1000, Shqipëri do të jetë përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale, qoftë vetëm apo bashkërisht me filialet e saj brenda grupit të kompanive të Shell.

Për çfarë qëllimesh i përpunojmë të dhënat tuaja personale?

Ne i përpunojmë të dhënat personale të mbuluara nga ky Njoftim Privatësie për qëllimet e mëposhtme:

  • Ekzekutim biznesi - përfshirë ofrimin, studimin, zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve ose shërbimeve; lidhjen dhe ekzekutimin e marrëveshjeve me Klientët e biznesit, Furnitorët dhe Partnerët e biznesit; regjistrimin dhe vendosjen e shërbimeve, produkteve dhe materialeve për dhe nga një kompani e Shell; administrimin e marrëdhënieve dhe marketingut si për shembull mirëmbajtjen dhe nxitjen e kontaktit me klientët ekzistues dhe prospektivë, administrimin e llogarisë, kujdesin ndaj klientit, si dhe zhvillimin, ekzekutimin dhe analizimin e studimeve në treg dhe strategjive të marketingut;
  • Organizimi dhe menaxhimi i biznesit - duke përfshirë administrimin financiar, administrimin e pasurive, shkrirësit, de-shkrirjet, blerjet dhe diversifikimet substanciale, implementimin e kontrolleve, raportimin e administrimit, analizën, auditimet dhe investigimet e brendshme;
  • Shëndeti, mbrojtja dhe siguria - përfshirë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të një individi, shëndetin dhe sigurinë në punë, mbrojtjen e kompanive dhe stafit të Shell, verifikimin e statusit të individit dhe të drejtat e aksesit; ose
  • Pajtueshmërinë ligjore dhe/ose rregullatore - duke përfshirë pajtueshmërinë me kërkesat ligjore ose rregullatore.

Ne mund të përpunojmë gjithashtu të dhënat tuaja personale për ndonjë qëllim dytësor kur është i lidhur ngushtë, si:

  • ruajtjen, fshirjen ose anonimizimin e të dhënave personale;
  • parandalimin e mashtrimeve, auditimet, hetimet, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ose për qëllime sigurimi, çështje gjyqësore dhe mbrojtje nga akuzat; ose
  • kërkime statistikore, historike ose shkencore.

Komunikimi dhe marketingu

Ju mund të pranoni oferta në emër të Klientëve përkatës të biznesit, Furnitorëve ose Partnerëve të biznesit. Në të gjitha rastet do t’ju jepet mundësia të përdorni funksionin e çregjistrimit përmes kanaleve të ndryshme digjitale që përdorim për bashkëveprim me ju.

Ne do të përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm ku kemi bazë ligjore për një ta bërë këtë.

Pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale?

Të dhënat personale të mbuluara me këtë Njoftim Privatësie përpunohen vetëm:

  • për të ndërmarrë hapa me kërkesën e një individi para lidhjes së kontratës;
  • kur është e nevojshme për t’iu përmbajtur një detyrimi ligjor ose rregullator të cilit i nënshtrohet kompania/kompanitë përkatëse të Shell;
  • kur është e nevojshme për qëllime të interesave legjitime të ndjekura nga kompania/kompanitë përkatëse të Shell, përveç rasteve kur këto interesa mbishkelen nga interesat ose të drejtat dhe liritë themelore të individit/ëve; ose
  • (vetëm nëse kërkohet me ligj) me aprovimin e qartë të individit.

Në ato raste ku përpunimi bazohet në pëlqimin, dhe në zbatim të ligjit lokal të zbatueshëm i cili parashikon ndryshe, ju keni të drejtën të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e përpunimit që është bërë para tërheqjes së pëlqimit.

Shell është e përkushtuar të mbrojë të dhënat tuaja personale.

Siguria e të dhënave tuaja personale

Ne kemi implementuar teknologji dhe politika me synimin e mbrojtjes së privatësisë suaj nga aksesi i paautorizuar dhe përdorimi i papërshtatshëm. Në veçanti, ne mund të përdorim enkriptim për disa prej shërbimeve tona, aplikojmë proces autentifikimi dhe verifikimi për aksesin në shërbimet e Shell dhe testojmë, kontrollojmë dhe vlerësojmë rregullisht efektshmërinë e masave tona për sigurinë.

Me cilët i ndajmë të dhënat tuaja personale?

Me cilët do t’i ndajmë të dhënat tuaja personale?

Të dhënat tuaja personale të mbuluara nga ky Njoftim Privatësie përpunohen vetëm për qëllimet e treguara më sipër dhe do të ndahen kur është rreptësisht e domosdoshme me:

  • Kompanitë e tjera brenda grupit të kompanive Shell;
  • Agjentë të autorizuar të palëve të treta, ofrues të shërbimeve, auditorë të jashtëm dhe/ose nënkontraktorë të Shell; ose
  • Një autoritet, qeveri, agjenci rregullatore ose fiskale kompetente ku është e nevojshme t’i përmbahemi një detyrimi ligjor ose rregullator të cilit i nënshtrohet kompania/kompanitë përkatëse të Shell ose siç lejohet nga ligji lokal i zbatueshëm.

Bashkëveprimi me Shell përmes mediave sociale

Nëse zgjidhni të bashkëveproni me Shell përmes mediave sociale në një faqe të mediave sociale të administruar nga Shell (‘Faqe e mediave sociale e Shell’) si Facebook, Instagram, Twitter ose LinkedIn, të dhënat tuaja personale (si emri, fotografia e profilit dhe fakti që jeni i interesuar në Shell) do të jenë të dukshme për të gjithë vizitorët e faqes suaj personale, sipas parametrave tuaj të privatësisë në platformën përkatëse të mediave sociale, dhe po ashtu do të jenë të dukshme për Shell. Mund të fshini çfarëdo informacioni që ndani në këto faqe në çdo kohë përmes llogarisë suaj përkatëse në platformën e mediave sociale. Shell nuk gjurmon aktivitetin tuaj në faqe të ndryshme të mediave sociale që ju përdorni. Nëse i dërgoni mesazh Shell përmes ndonjë shërbimi të mesazheve në një platformë të mediave sociale, këto mesazhe mbahen për jo më gjatë se një muaj pas pranimit. Ju lutemi, kontaktoni Shell nëse doni të bëni kërkesë që ju nuk jeni në gjendje të veproni vetë dhe e cila lidhet me Faqen e Medias Sociale të Shell - shikoni seksionin më poshtë.

Përveç kësaj dhe për aq sa Shell është bashkërisht përgjegjëse me një platformë të mediave sociale të një Faqe të mediave sociale të Shell, Shell do të ketë akses përmes platformës së mediave sociale në të dhëna të përmbledhura që ofrojnë statistika dhe të dhëna që ndihmojnë për të kuptuar llojet e veprimeve që merrni në Faqet e mediave sociale të Shell. Për më shumë informacione për mënyrën e përpunimit të të dhënave tuaja në këto platforma të mediave sociale, përfshirë reklamat e synuara që mund të pranoni, ju lutemi, referojuni parametrave tuaj të privatësisë që qasshëm përmes llogarisë tuaj në platformën përkatëse të mediave sociale.

Të dhënat tuaja personale mund të transferohen jashtë vendit nën masa të duhura mbrojtëse.

Transferimet e të dhënave tuaja personale në vendet e tjera

Aty ku të dhënat tuaja personale janë transferuar në kompani brenda grupit Shell dhe/ose te palë të treta të autorizuara që ndodhen jashtë vendit tuaj, ne marrim masa organizative, kontraktuale dhe ligjore për t’u siguruar që të dhënat tuaja personale të përpunohen vetëm për qëllimet e përmendura më sipër dhe që të implementohen nivele të përshtatshme mbrojtjeje për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Këto masa përfshijnë Rregullat Detyruese të Korporatës për transferimet brenda grupit Shell dhe për kompanitë e Shell në BE, mekanizmat e transferimit të miratuara nga Komisioni Evropian për transferimet drejt palëpalëve të treta si edhe çdo kërkesë ligjore lokale shtesë. Një kopje të Rregullave Detyruese të Korporatës të Shell mund ta gjeni në www.shell.al/politika-mbi-privatesine.html ose duke i kontaktuar privacy-office-SI@shell.com.

Cilat janë pasojat e mosdhënies së të dhënave tuaja personale?

Të dhënat personale të grumbulluara nga Shell për këto procese qoftë në mënyrë direkte apo indirekte kërkohen për:

  • Plotësimin e kërkesave ligjore dhe/ose të cilat kërkohen për hyrjen në kontratë me një kundër-palë dhe për vazhdimin e kontratës me atë kundër-palë; ose
  • Të ruajtur kontaktin me Klientët e biznesit, Furnitorët dhe Partnerët e biznesit.

Nëse nuk na jepni informacionet e kërkuara, kjo do të ndikojë negativisht në aftësinë tonë për të komunikuar me ju, ose në aftësinë tonë për të hyrë në kontratë me një kundër-palë ose për të vazhduar kontratën me një kundër-palë.

Shell do të mbajë të dhënat tuaja personale vetëm për një periudhë të caktuar kohore.

Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale?

Me disa përjashtime, të cilat shpjegohen në deklarata shtesë të privatësisë, çdo informacion personal që kërkohet për qëllimet e lidhjes dhe ekzekutimit të marrëveshjeve me Klientët e biznesit, Furnitorët dhe Partnerët e biznesit ose për të marrë parasysh ofertat ose tenderët, do të ruhet gjatë kohës së marrëdhënies kontraktuale dhe për deri në 15 vjet pas kësaj. Për marrëveshjet që kanë afat më shumë se pesë vjet dhe për qëllimet e përcaktuara më sipër, këto marrëveshje do të mbahen për 35 vjet me efekt nga dita e fillimit të marrëveshjes.

Në të gjitha rastet e tjera për qëllimet e përcaktuara më sipër, përfshirë të dhënat personale të grumbulluara si pjesë e çdo oferte të pasuksesshme ndaj Shell ose të cilat lidhen me ekzaminimin kundrejt listave të sanksioneve dhe burimeve mediatike të vëna në dispozicion publikisht ose të lëshuara nga qeveria, këto të dhëna personale mbahen për jo më shumë se 15 vjet nga dita kur janë marrë për herë të parë.

Në të gjitha rastet, informacionet mund të mbahen për (a) një periudhë më të gjatë kohe ku ka një arsye ligjore ose rregullatore për këtë (në të cilin rast do të fshihen pasi të mos jenë më të nevojshme për qëllime ligjore ose rregullatore) ose (b) një periudhë më të shkurtër në rastet ku individi kundërshton përpunimin e të dhënave personale të tij dhe nuk ka më një qëllim të ligjshëm për ruajtjen e tyre.

Të drejtat tuaja dhe si t’i ushtroni ato.

Të drejtat tuaja lidhur me të dhënat tuaja personale

Ne synojmë që t’i mbajmë informacionet tona sa më të sakta të jetë e mundur. Ju mund të kërkoni:

  • të shikoni të dhënat tuaja personale;
  • korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja personale (por vetëm kur ato nuk nevojiten më për një qëllim të ligjshëm biznesi);
  • të mos pranoni më komunikime marketingu në emër të Klientit përkatës të biznesit, Furnitorit ose Partnerit të biznesit;
  • që përpunimi i të dhënave tuaja të jetë i ndaluar; dhe/ose
  • që ju të merrni të dhënat personale të cilat ia keni dhënë Shell në formë të strukturuar, digjitale për t’ia transmetuar një pale tjetër, nëse kjo është e mundshme teknikisht.

Për të bërë ndonjë nga këto kërkesa, ju lutemi kontaktoni privacy-office-SI@shell.com.

Kë mund ta kontaktoni nëse keni pyetje, shqetësime ose ankesa lidhur me të dhënat tuaja personale?

Nëse keni probleme, pyetje ose ankesa në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, ju lutemi referojuni njoftimit përkatës të privatësisë të Shell në vendin tuaj ose mund të kontaktoni Privacy-Office-SI@shell.com.

Gjithashtu mund të kontaktoni Kryezyrtarin e Privatësisë të Shell Group në Shell International B.V. Hagë, Hollandë - Nr. Regjistri Tregtar 27155369 Korrespondencë: Kutia Postare 162, 2501 AN, Hagë.

Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën e trajtimit të të dhënave tuaja personale nga Shell, atëherë keni të drejtën t’i paraqitni një ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Shqipërisë, ose Autoritetit hollandez për mbrojtjen e të dhënave, adresa e të cilit është Prins Clauslaan 60, 2595 AJ, Hagë, Hollandë. Ju lutemi, vizitoni https://www.idp.al/ ose https://autoriteitpersoonsgegevens.nl/en për më shumë informacion.

Ne përdorim ‘cookies’ në faqet tona të internetit për t’ju ofruar përvojën më të mirë të mundshme si përdorues.

Cookies dhe teknologjitë e ngjashme

Shell mund të përdorë ‘cookies’ dhe teknologji të ngjashme që synojnë grumbullimin dhe ruajtjen e informacionit kur vizitoni një faqe interneti të Shell. Kjo i jep mundësi Shell të identifikojë shfletuesin e internetit që përdorni dhe të grumbullojë të dhëna mbi përdorimin e faqes sonë të internetit, cilat faqe vizitoni, kohëzgjatjen e vizitave tuaja dhe të identifikojë këto kur ktheheni në mënyrë që të përmirësojmë eksperiencën tuaj kur vizitoni faqen(t) tonë të internetit. Ju mund t’i kontrolloni dhe menaxhoni preferencat tuaja për cookies duke i rregulluar parametrat tuaj të shfletuesit ose duke përdorur veglën e preferencave të „cookies“ të Shell në Faqet e internetit të Shell - për më shumë informacion, ju lutemi, referojuni Rregullores së Shell për cookies http://www.shell.com/cookie-policy.html.

Ky Njoftim Privatësie përditësohet kohë pas kohe.

Ndryshimet në këtë Njoftim Privatësie

Ky Njoftim Privatësie mund të ndryshohet me kalimin e kohës. Ju këshillojmë ta rishikoni rregullisht këtë Njoftim Privatësie për ndryshime të mundshme. Ky Njoftim Privatësie u përditësua për herë të fundit në Gusht 2019.