Punonjës, kontraktor ose vartës aktual ose i mëparshëm i Shell
Informacionet për individë që janë ose kanë qenë punonjës, praktikantë ose kontraktorë individualë si edhe vartës të punonjësve të Shell.
Njoftim Privatësie - Të dhënat personale të Punonjësve, Kontraktorëve dhe Vartësve të grupit Shell
Ky njoftim përcakton llojet e të dhënave personale që grumbullojmë, për cilat qëllime i grumbullojmë dhe të drejtat tuaja lidhur me këtë.
Çfarë mbulon ky Njoftim Privatësie?
Çdo individ brenda grupit të kompanive të Shell (“Shell” ose “ne”) është përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale të njëri-tjetrit si dhe të klientëve, partnerëve të biznesit dhe furnitorëve.
Ky njoftim privatësie jep informacione për të dhënat personale të përpunuara nga Shell në lidhje me individët të cilët janë ose kanë qenë punonjës, praktikantë ose kontraktorë individualë si dhe vartës të punonjësve të Shell (“Stafi i Shell”).
Për klientë individualë pakice, anëtarë të programeve të besnikërisë të Shell, vizitorë të faqeve të internetit të Shell ose aplikacioneve të Shell, ju lutemi referojuni Privacy Notice – B2C në https://www.shell.al/politika-mbi-privatesine/b2c-notice.html.
Për individët që aplikojnë të punojnë për Shell, ose që marrin pjesë në evente rekrutimi ose i nënshtrohen një vlerësimi për Shell, ju lutemi referojuni Njoftimit të Privatësisë - Rekrutimi nga Grupi Shell në faqen https://www.shell.al/politika-mbi-privatesine/job-applicant-notice.html.
Njëlloj si ky Njoftim Privatësie, njoftimet e përshtatura të privatësisë dhe deklaratat shtesë të privatësisë mund të përmbajnë informacione të mëtejshme për mënyrën se si ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale në lidhje me proceset e caktuara të BNj (si programet Open Resourcing, OneHealth IT dhe International Mobility). Në ato raste, këto njoftime privatësie do t’ju komunikohen ndaras.
Ky njoftim privatësie shpjegon çfarë të dhënash tuaja personale përpunohen, pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe për cilat qëllime, për sa kohë i mbajmë të dhënat personale, si të shikoni dhe përditësoni të dhënat tuaja personale, mundësitë që keni në lidhje me të dhënat personale dhe ku të shkoni për informacione të mëtejshme.
Kategoritë e të dhënave personale që grumbullojmë për ju.
Çfarë të dhënash tuaja personale përpunojmë? Grumbullimi i informacioneve
Ne përpunojmë të dhënat personale të nevojshme për të menaxhuar marrëdhënien e punësimit, për të përfshirë kontraktorët dhe praktikantët dhe për të ofruar përfitime për vartës të caktuar të punonjësve të Shell.
Kjo përfshin informacionet e kontaktit personal në shtëpi, datëlindjen, gjendjen martesore, informacione të pagesave dhe llogarisë bankare, informacione të pagave dhe përfitimeve duke përfshirë informacione të përfituesit, kontaktet e emergjencës, informacione për performancën në punë dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm për të siguruar se keni të drejtën e punës në vendin/et ku jeni të angazhuar, si dhe informacione të tjera për menaxhimin e marrëdhënieve të punësimit, për përfshirjen e kontraktorëve dhe për t’u ofruar përfitime vartësve të caktuar të punonjësve të Shell (si për shembull ata vartës që shoqërojnë një punonjës të Shell ndërkohë që janë në një detyrë jashtë vendit).
Të dhënat personale sensitive
Ne përpunojmë gjithashtu disa kategori të veçanta të të dhënave personale (‘të dhëna personale sensitive’) si të dhënat që lidhen me shëndetin e një individi, origjinën e tyre racore ose etnike, besimet fetare ose filozofike, orientimin seksual, opinionet politike dhe anëtarësimet në unionet tregtare. Këto të dhëna personale do t’i përpunojmë vetëm kur është e nevojshme për qëllimin e ligjet mbi punësimin dhe sigurinë sociale, për krijimin, ushtrimin ose mbrojtjen ndaj akuzave ose kur është e nevojshme për qëllime të sigurimit të këshillave dhe mbështetjes profesionale, për të mbrojtur interesat jetike të një individi (si për shembull në rast të një emergjence), ku është e nevojshme për arsye shëndeti publik ose ku individi ka dhënë pëlqimin e tij të qartë.
Ne do të përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm kur kemi bazë ligjore për ta bërë këtë.
Pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale?
- Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale:
- për të përmbushur detyrimet tona që t’i përmbahemi ligjeve dhe rregullave lokale;
- për interesa të ligjshme biznesi (për shembull, administrimin e performancës për t’u siguruar që të kemi personel të kualifikuar dhe kompetent ose për qëllime shëndeti, mbrojtjeje dhe sigurie për t’u siguruar që vetëm personeli i autorizuar të ketë akses në site ose asete të caktuara, çështje gjyqësore dhe mbrojtje nga akuzat); ose
- aty ku kemi pëlqimin tuaj të qartë.
Ju lutemi, vini re se si parim i përgjithshëm, Shell nuk kërkon ose nuk mbështetet në pëlqimin e stafit të Shell për përpunimin e të dhënave personale. Megjithatë, ka disa rrethana të kufizuara kur kërkohet pëlqim, si për shembull nëse kërkohet nga ligji lokal i zbatueshëm.
Të dhënat personale të kërkuara nga Stafi i Shell janë minimumi i kërkuar për të plotësuar kërkesat ligjore dhe/ose kontraktuale dhe për të ofruar mundësi për të marrë pjesë në programe ose për të dhënë një përfitim. Nëse nuk na jepni informacione te kërkuara, kjo mund të ndikojë negativisht në mundësinë tuaj për të qenë i punësuar, praktikant ose i përfshirë si kontraktor ose për të marrë pjesë në një program apo të merrni një përfitim.
Në ato raste ku përpunimi bazohet në pëlqimin, dhe në zbatim të ligjit lokal të zbatueshëm i cili parashikon ndryshe, ju keni të drejtën të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e përpunimit që është bërë para tërheqjes së pëlqimit. Sidoqoftë, tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë në mundësinë tuaj për të mbetur të punësuar ose ndryshe për të qenë të përfshirë ose të merrni pjesë në një program apo të merrni një përfitim.
Qëllimet e përpunimit të të dhënave tuaja personale.
Për çfarë qëllimesh i përpunojmë të dhënat tuaja personale?
Ne i përpunojmë të dhënat personale të mbuluara nga ky Njoftim Privatësie për qëllimet e mëposhtme:
- Burimet Njerëzore, administrimin e personelit, ekzekutimin e proceseve të biznesit, administrimin e brendshëm, raportimin e administrimit, analiza organizative dhe zhvillim - përfshirë planifikimin buxhetor, financiar dhe organizativ, administrimin, kompensimin, menaxhimin e performancës;
- Shëndeti, mbrojtja dhe siguria - duke përfshirë mbrojtjen e jetës ose shëndetit të stafit të Shell, shëndetin dhe sigurinë në punë, mbrojtjen e aseteve të Shell dhe verifikimin e statusit dhe të drejtave për akses të stafit të Shell; ose
- Pajtueshmërinë ligjore dhe/ose rregullatore - duke përfshirë pajtueshmërinë me kërkesat ligjore ose rregullatore.
Ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale për një qëllim dytësor aty ku lidhet ngushtë me to, si për shembull:
- ruajtjen, fshirjen ose anonimizimin e të dhënave tuaja personale;
- parandalimin e mashtrimeve, auditimet, hetimet, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ose për qëllime sigurimi, çështje gjyqësore dhe mbrojtje nga akuzat; ose
- kërkime statistikore, historike ose shkencore.
Monitorimi
Të gjitha aktivitetet në pajisjet Shell IT dhe/ose kur jeni të lidhur me rrjetin Shell IT mund të monitorohen për arsye të ligjshme biznesi.
I gjithë stafi i Shell merr një distinktiv aksesi i cili i jep mundësi Shell të regjistrojë datën, orën dhe pikat e aksesit të bëra nga individët brenda premisave dhe aseteve të Shell. Të dhënat nga aksesi dhe sistemet e sigurisë përdoren:
- për arsye shëndeti, mbrojtjeje dhe sigurie, për të parandaluar mashtrimet dhe në mënyrë specifike për mbrojtjen e pasurive të Shell, stafit të Shell dhe vizitorëve në ambientet e Shell;
- për t’iu përmbajtur kërkesave ligjore dhe rregullatore, në mënyrë specifike aty ku ka një kërkesë ligjore lokale për t’u dhënë informacione autoriteteve qeveritare/rregullatore;
- për të monitoruar (mbi bazë të përmbledhur) numrin e individëve që hyjnë dhe punojnë në një ambient të Shell për planifikimin e burimeve njerëzore dhe pronave të paluajtshme; dhe
- vetëm në rastin e kontraktorëve (jo punonjësve të Shell), data dhe ora e hyrjes dhe daljes së tyre nga ambientet e Shell përdoret për arsye të administrimit dhe kontrollit financiar.
Shumica e ambienteve dhe aseteve tona janë të pajisura me kamera vëzhgimi (CCTV). Aty ku përdoren kamera vëzhgimi, ata do të identifikohen. Kamerat e vëzhgimit përdoren për shëndet, mbrojtje dhe siguri në mënyrë specifike për mbrojtjen e pasurive të Shell, stafit të Shell dhe vizitorëve në ambientet e Shell. Të gjitha imazhet fshihen rregullisht përveç nëse ka pasur një incident në lidhje me shëndetin, mbrojtjen ose sigurinë, aktivitet kriminal të dyshuar ose të ndodhur, në të cilin rast ato mund të shihen nga skuadrat hetuese të brendshme të Shell dhe nga jashtë nëse kërkohet me ligj ose lejohet nga zbatimi i ligjit ose autoritetet e tjera qeveritare.
Ekzaminimi
Për t’iu përmbajtur detyrimeve ligjore dhe rregullatore, për të mbrojtur pasuritë, punonjësit/kontraktorët e Shell dhe në mënyrë specifike, që Shell t’i përmbahet ligjeve për kontrollin e tregtisë, anti-pastrimin e parave dhe/ose ryshfetin dhe korrupsionin dhe kërkesave të tjera rregullatore, ne bëjmë monitorimin e të gjithë punonjësve dhe kontraktorëve rregullisht. Ky monitorim bëhet kundrejt listave të sanksioneve të disponueshme publikisht ose të lëshuara nga qeveria dhe krahasohet me informacionin rreth jush të ruajtur nga Shell (për shembull, nga regjistri i Konfliktit të Interesit - shikoni këtu për më shumë informacion).
Çdo informacion personal i grumbulluar përmes ekzaminimit nuk do të përfshijë profilizimin ose vendimmarrje automatike në lidhje me përshtatshmërinë për vazhdimin e punësimit, praktikës ose angazhimit si kontraktor.
Kush është përgjegjës për të dhënat personale të grumbulluara?
Shell Upstream Albania B.V.- Dega në Shqipëri, me adresë Bulevardi Bajram Curri, European Trade Center, Kati 5, Tiranë, 1000, Shqipëri, do të jetë përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale (përfshirë ato të vartësve), bashkërisht me filialet e saj brenda grupit të kompanive të Shell.
Në rastin e kontraktorëve individualë, kompania brenda grupit Shell që ka kontraktuar shërbimet tuaja vetëm apo bashkërisht me filialet e saj brenda grupit të kompanive të Shell dhe kompanisë/agjencisë së jashtme kontraktuese/punëdhënëse.
Me cilët i ndajmë të dhënat tuaja personale?
Me cilët do t’i ndajmë të dhënat personale?
Të dhënat tuaja personale përpunohen vetëm për qëllimet e treguara më sipër dhe do të ndahen kur është rreptësisht e domosdoshme me:
- Kompanitë e tjera brenda grupit të kompanive të Shell, përfshirë ato të cilat mund të ndodhen jashtë vendit tuaj;
- Agjentët e autorizuar të palëve të treta, ofruesit e shërbimeve, auditorët e jashtëm dhe/ose nënkontraktorët e Shell; dhe
- Një autoritet, qeveri, agjenci rregullatore ose fiskale kompetente ku është e nevojshme t’i përmbahemi një detyrimi ligjor ose rregullator të cilit i nënshtrohet kompania/kompanitë përkatëse të Shell ose siç lejohet nga ligji lokal i zbatueshëm; ose
- Çdo person të cilit Shell i propozon t’i transferojë cilëndo prej të drejtave dhe/ose detyrimeve të tij.
Të dhënat tuaja personale mund të transferohen jashtë vendit nën masa të duhura mbrojtëse.
Transferimet e të dhënave tuaja personale në vendet e tjera
Aty ku të dhënat tuaja personale janë transferuar në kompani brenda grupit Shell dhe/ose te palë të treta të autorizuara që ndodhen jashtë vendit tuaj, ne marrim masa organizative, kontraktuale dhe ligjore për t’u siguruar që të dhënat tuaja personale të përpunohen vetëm për qëllimet e përmendura më sipër dhe që të implementohen nivele të përshtatshme mbrojtjeje për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Këto masa përfshijnë Rregullat Detyruese të Korporatës për transferimet brenda grupit Shell dhe për kompanitë e Shell në BE, mekanizmat e transferimit të miratuara nga Komisioni Evropian për transferimet drejt palë palëve të treta si edhe çdo kërkesë ligjore lokale shtesë. Një kopje të Rregullave Detyruese të Korporatës të Shell mund ta gjeni në www.shell.al/politika-mbi-privatesine.html ose duke i kontaktuar privacy-office-SI@shell.com.
Shell është e përkushtuar të mbrojë të dhënat tuaja personale.
Siguria e të dhënave tuaja personale
Ne kemi implementuar teknologji dhe politika me synimin e mbrojtjes së privatësisë suaj nga aksesi i paautorizuar dhe përdorimi i papërshtatshëm dhe do t’i përditësojmë këto masa siç është e përshtatshme ndërsa vihen në dispozicion teknologji të reja.
Shell i mban të dhënat tuaja personale vetëm për një periudhë të caktuar kohore.
Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale?
Të gjitha informacionet, përfshirë të dhënat personale, menaxhohen në përputhje me standardet e grupit Shell për Administrimin e Informacionit dhe Regjistrimeve dhe fshihen në mënyrë të sigurt pasi nuk nevojiten më për një qëllim të ligjshëm biznesi apo për një qëllim të ligjshëm/rregullator.
Me disa përjashtime të nevojshme për t’iu përmbajtur kërkesave ligjore lokale:
- informacionet që ndodhen brenda dosjeve të stafit mbahen për jo më shumë se 10 vjet pasi është përfunduar punësimi juaj;
- informacionet në lidhje me përfitimet e pensionit mbahen për jo më shumë se 99 vjet nga data e fillimit të punësimit;
- çdo informacion personal i grumbulluar si pjesë e ekzaminimit kundrejt listave të sanksioneve dhe burimeve mediatike të disponueshme publikisht ose të lëshuara nga qeveria mbahen për jo më shumë se 15 vjet nga dita kur janë marrë për herë të parë;
- emrat, data, ora dhe pikat e aksesit për të gjithë individët që hyjnë në ambientet e Shell mbahen për 3 vjet nga çdo akses;
- aty ku një individ është larguar ose i është përfunduar kontrata për shkak të sjelljes së papërshtatshme serioze, përfshirë shkeljen e Rregullave të Shpëtimit të Jetës të Shell ose shkeljen e Kodit të Sjelljes të Shell, ato informacione mbahen për deri në 30 vjet pas përfundimit.
Në të gjitha rastet, informacionet mund të mbahen për (a) një periudhë më të gjatë kohe ku ka një arsye ligjore ose rregullatore për këtë (në të cilin rast do të fshihen pasi të mos jenë më të nevojshme për qëllime ligjore ose rregullatore) ose (b) një periudhë më të shkurtër në rastet ku ju kundërshtoni përpunimin e të dhënave personale dhe nuk ka më një qëllim të ligjshëm biznesi për ruajtjen e tyre.
Të drejtat tuaja dhe si t’i ushtroni ato.
Të drejtat tuaja lidhur me të dhënat tuaja personale
Ne synojmë t’i mbajmë informacionet rreth jush sa më të sakta të jetë e mundur. Ju mund të kërkoni:
- të shikoni të dhënat tuaja personale;
- korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale (por vetëm aty ku nuk kërkohen më për një qëllim të ligjshëm biznesi);
- që përpunimi i të dhënave tuaja të jetë i ndaluar; dhe/ose
- që ju të merrni të dhënat personale të cilat ia keni dhënë Shell në formë të strukturuar, digjitale për t’ia transmetuar një pale tjetër, nëse kjo është e mundshme teknikisht.
Për ata individë që kanë akses në Burimet Njerëzore Online, mund të shikoni të dhënat tuaja personale përmes https://hronline.shell.com/.
Ose, ju lutemi ta kontaktoni konsulentin tuaj lokal të BNj. Nëse jeni kontraktor, duhet të flisni me kompaninë/agjencinë tuaj të jashtme kontraktuese/punëdhënëse. Për ish punonjësit ose vartësit, ju lutemi, kontaktoni privacy-office-SI@shell.com.
Kë mund të kontaktoni nëse keni pyetje, shqetësime ose ankesa në lidhje me të dhënat tuaja personale?
Nëse keni probleme, pyetje ose ankesa në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, ju lutemi referojuni njoftimit përkatës të privatësisë të Shell në vendin tuaj ose mund të kontaktoni Privacy-Office-SI@shell.com.
Gjithashtu mund të kontaktoni Kryezyrtarin e Privatësisë të Shell Group në Shell International B.V. Hagë, Hollandë - Nr. Regjistri Tregtar 27155369 Korrespondencë: Kutia Postare 162, 2501 AN, Hagë.
Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën e trajtimit të të dhënave tuaja personale nga Shell, atëherë keni të drejtën t’i paraqitni një ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Shqipërisë, ose Autoritetit hollandez për mbrojtjen e të dhënave, adresa e të cilit është Prins Clauslaan 60, 2595 AJ, Hagë, Hollandë. Ju lutemi, vizitoni https://www.idp.al/ ose https://autoriteitpersoonsgegevens.nl/en për më shumë informacion.
Ky Njoftim Privatësie përditësohet kohë pas kohe.
Ndryshimet në këtë Njoftim Privatësie
Ky Njoftim Privatësie mund të ndryshohet me kalimin e kohës. Ju këshillojmë ta rishikoni rregullisht këtë Njoftim Privatësie për ndryshime të mundshme. Ky Njoftim Privatësie u përditësua për herë të fundit në Gusht 2019.