Njoftim Privatësie - Rekrutimi nga Grupi Shell

Ky njoftim përcakton llojet e të dhënave personale që grumbullojmë, për cilat qëllime i grumbullojmë dhe të drejtat tuaja lidhur me këtë.

Çfarë mbulon ky Njoftim Privatësie?

Ky Njoftim Privatësie siguron informacione rreth të dhënave personale që grumbullohen nga një kompani ose nga kompanitë brenda grupit të kompanive Shell (‘Shell’ ose ‘ne’) në lidhje me individët që aplikojnë të punojnë, ose që marrin pjesë në një event rekrutimi ose ndërmarrin një vlerësim me Shell. Kjo përfshin punonjësit prospektivë, praktikantët dhe kontraktorët.

Për individët që janë të suksesshëm në aplikimin e tyre për punë, praktikë ose përfshirje si kontraktor, do të vlejë Njoftimi i Privatësisë - Punonjësit, Kontraktori dhe Vartësit e Grupit Shell i disponueshëm në faqen https://www.shell.al/politika-mbi-privatesine/ex-employee-notice.html.

Njëlloj si ky Njoftim Privatësie, njoftimet e përshtatura të privatësisë dhe deklaratat shtesë të privatësisë mund të përmbajnë informacione të mëtejshme për mënyrën se si Shell i përpunon të dhënat tuaja personale. Në ato raste, këto njoftime privatësie do t’ju komunikohen veçmas.

Ky njoftim privatësie shpjegon çfarë të dhënash tuaja personale përpunohen, pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe për cilat qëllime, për sa kohë i mbajmë të dhënat personale, si të shikoni dhe përditësoni të dhënat tuaja personale, mundësitë që keni në lidhje me të dhënat personale dhe ku të shkoni për informacione të mëtejshme.

Kush është përgjegjës për të dhënat personale të grumbulluara?

Shell Upstream Albania B.V.- Dega në Shqipëri, me adresë Bulevardi Bajram Curri, European Trade Center, Kati 5, Tiranë, 1000, Shqipëri, është përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale, qoftë vetëm apo bashkërisht me filialet e saj brenda grupit të kompanive të Shell.

Nëse grumbullohen të dhëna personale të fëmijëve, për këtë kërkohet aprovimi i prindit ose kujdestarit.

Njoftim i veçantë - nëse jeni nën 16 vjeç dhe doni të aplikoni për një event arsimi ose inovacioni të sponsorizuar nga Shell

Përveç rasteve kur Shell organizon evente arsimore të projektuara enkas për fëmijët, ne nuk grumbullojmë qëllimisht të dhëna personale për individë nën 16 vjeç. Nëse jeni nën 16 vjeç (ose moshë tjetër nëse është e përcaktuar në kërkesat ligjore lokale në faqen e internetit të Shell në vendin tuaj), ju lutemi, mos na dërgoni të dhënat tuaja personale, për shembull, emrin tuaj, adresën ose adresën e emailit. Nëse doni të kontaktoni Shell në një mënyrë që ju kërkon të paraqitni të dhënat tuaja personale (si për shembull për evente arsimi ose inovacioni), ju lutemi t’i kërkoni prindit ose kujdestarit që ta bëjë këtë në emrin tuaj.

Kategoritë e të dhënave personale që grumbullojmë për ju.

Çfarë të dhënash tuaja personale përpunojmë? Grumbullimi i informacioneve

Ne përpunojmë informacionet personale në lidhje me individët që aplikojnë për punë, ose që marrin pjesë në një event rekrutimi dhe/ose ndërmarrin një vlerësim (“Aplikuesit”).

Kjo përfshin informacionet e kontaktit personal, datëlindjen, nëse keni të drejtë ligjore për punë në vendin ku keni aplikuar, aplikacioni juaj për punësim, kualifikimet dhe përvoja juaj, rezultatet e intervistave dhe vlerësimeve.

Të dhënat personale sensitive

Për qëllime rekrutimi, kategoritë e veçanta të të dhënave (“të dhënat personale sensitive”) përfshirë të dhënat personale në lidhje me shëndetin mund të përpunohen vetëm siç kërkohet rreptësisht dhe lejohet ose kërkohet nga ligji lokal për arsye të bërjes së rregullimeve në procesin e rekrutimit, për vlerësimin e pranueshmërisë për pozicione dhe përshtatje për punë dhe sigurimin e objekteve në vendin e punës për të akomoduar problemet shëndetësore ose për krijimin, ushtrimin ose mbrojtjen nga akuzat.

Përveç kësaj, për të siguruar mundësi punësimi të barabarta siç lejohet ose kërkohet nga ligji lokal, ne mund të grumbullojmë gjithashtu të dhëna në lidhje me Aplikuesit, përfshirë kombësinë, origjinën racore dhe/ose etnike të tyre.

Qëllimet e përpunimit të të dhënave tuaja personale.

Për çfarë qëllimesh i përpunojmë të dhënat tuaja personale?

Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:

  • Burime Njerëzore, administrimi i personelit, ekzekutimi i proceseve të biznesit dhe administrimi i brendshëm - përfshirë planifikimin e burimeve dhe rekrutimin;
  • Shëndeti, mbrojtja dhe siguria - përfshirë mbrojtjen e jetës ose shëndetit të një individi, shëndetit dhe sigurisë profesionale, mbrojtjen e aseteve dhe stafit të Shell, verifikimin e statusit individual dhe të drejtave të aksesit;
  • Pajtueshmërinë ligjore dhe/ose rregullatore - duke përfshirë pajtueshmërinë me kërkesat ligjore ose rregullatore; ose
  • Raportimi dhe analiza e administrimit - përfshirë analizën statistikore dhe studimet në lidhje me cilësinë e procesit të rekrutimit.

Ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale për një qëllim dytësor aty ku lidhet ngushtë me to, si për shembull:

  • ruajtjen, fshirjen ose anonimizimin e të dhënave tuaja personale;
  • parandalimin e mashtrimeve, auditimet, hetimet, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ose për qëllime sigurimi, çështje gjyqësore dhe mbrojtje nga akuzat; ose
  • kërkime statistikore, historike ose shkencore.

Ekzaminimi paraprak i Aplikuesve

Ne bëjmë ekzaminimin e të gjithë Aplikuesve të cilëve duam t’u bëjmë një ofertë punësimi, përfshirjeje ose praktike (siç mund të jetë rasti) dhe para se të konfirmohet çfarëdo oferte për arsye të:

  • verifikimit të informacionit që jep Aplikuesi gjatë procesit të ekzaminimit/intervistës. Kjo do të përfshijë verifikimin e informacioneve me punëdhënësit aktualë/të mëparshëm dhe institucionet arsimore. Nuk do të merren hapa në lidhje me këtë derisa Aplikuesi të konfirmojë bërjen e verifikimit;
  • Ekzaminimi i Aplikuesve kundrejt listave të sanksioneve të disponueshme publikisht ose të lëshuara nga qeveria dhe burimeve mediatike. Kjo shërben për t’iu përmbajtur detyrimeve ligjore dhe rregullatore, për të mbrojtur pasuritë, punonjësit/kontraktorët e Shell dhe në mënyrë specifike që Shell t’i përmbahet ligjeve për kontrollin e tregtisë, anti-pastrimin e parave dhe/ose ryshfetin dhe korrupsionin dhe kërkesave të tjera rregullatore.

Vendimmarrja automatike dhe profilizimi

Të gjithë aplikuesit duhet t’u përgjigjen pyetjeve që janë të nevojshme për t’u siguruar që individët mund të hyjnë në mënyrë të ligjshme në kontratë me një kompani të Shell nëse kanë sukses me aplikimin e tyre. Përveç kësaj, për të punësuarit e sapodiplomuar, ne përdorim një mjet vlerësimi online i cili vlerëson individët mbi përshtatshmërinë e tyre për punësim, duke u mbështetur në vendimmarrjen automatike për të siguruar objektivitet. Në ato raste, ju do të njoftoheni për këtë dhe do të keni mundësinë që këto vendime automatike të rishikohen nga ose në emër të një pjesëtari të stafit të rekrutimit nga Shell. Përveç për të punësuarit e sapodiplomuar ose kur njoftoheni në mënyrë specifike në një njoftim të përshtatur privatësie ose në një deklaratë shtesë të privatësisë gjatë procesit të rekrutimit, nuk do të bëhet asnjë profilizim apo vendimmarrje automatike për të përcaktuar përshtatshmërinë ose pranueshmërinë për punësimin ose përfshirjen si kontraktor.

Ne do të përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm ku kemi bazë ligjore për një ta bërë këtë.

Pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale?

Ne i përpunojmë të dhënat personale të Aplikuesve vetëm:

  • për të marrë hapa me kërkesë të aplikuesit para se të hyjmë në një kontratë;
  • aty ku është e nevojshme për t’iu përmbajtur një detyrimi ligjor të cilit i nënshtrohet kompania/kompanitë e Shell për të siguruar pajtueshmërinë me ligjet dhe rregullat lokale për punësimin dhe sigurinë sociale;
  • aty ku është e nevojshme për interesat e ligjshme të biznesit të Shell (si për shembull sigurimi i pajtueshmërisë me detyrimet ligjore përveç atyre të lidhen me punësimin ose sigurinë sociale, mbrojtja e pasurive, reputacionit dhe punonjësve e kontraktorëve të Shell) përveç rasteve ku këto interesa mbishkelen nga interesat ose të drejtat dhe liritë themelore të Aplikuesit; ose
  • (vetëm nëse kërkohet me ligj) me pëlqimin e qartë të Aplikuesit.

Në ato raste ku përpunimi bazohet në pëlqim, dhe subjekt i ligjit lokal të zbatueshëm i cili parashikon ndryshe, ju keni të drejtën të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e përpunimit që është bërë para tërheqjes së pëlqimit.

Me cilët i ndajmë të dhënat tuaja personale?

Me cilët do t’i ndajmë të dhënat personale?

Të dhënat tuaja personale përpunohen vetëm për qëllimet e treguara më sipër dhe do të ndahen kur është rreptësisht e domosdoshme me:

  • Kompanitë e tjera brenda grupit të kompanive të Shell, përfshirë ato të cilat mund të ndodhen jashtë vendit tuaj;
  • Agjentët e autorizuar të palëve të treta, ofruesit e shërbimeve, auditorët e jashtëm dhe/ose nënkontraktorët e Shell, në veçanti palët e treta të autorizuara që kryejnë kontrolle reference dhe formimi në emër të Shell;
  • Një autoritet, qeveri, agjenci rregullatore ose fiskale kompetente ku është e nevojshme t’i përmbahemi një detyrimi ligjor ose rregullator të cilit i nënshtrohet kompania/kompanitë përkatëse të Shell ose siç lejohet nga ligji lokal i zbatueshëm; ose
  • Çdo person të cilit Shell i propozon t’i transferojë cilëndo prej të drejtave dhe/ose detyrimeve të tij.

Bashkëveprimi me Shell përmes mediave sociale

Nëse zgjidhni të bashkëveproni me Shell përmes mediave sociale në një faqe të mediave sociale të administruar nga Shell (‘Faqe e mediave sociale e Shell’) si Facebook, Instagram, Twitter ose LinkedIn, të dhënat tuaja personale (si emri, fotografia e profilit dhe fakti që jeni i interesuar në Shell) do të jenë të dukshme për të gjithë vizitorët e faqes suaj personale, sipas parametrave tuaj të privatësisë në platformën përkatëse të mediave sociale, dhe po ashtu do të jenë të dukshme për Shell. Mund të fshini çfarëdo të dhëne që ndani në këto faqe në çdo kohë përmes llogarisë suaj përkatëse në platformën e mediave sociale. Shell nuk gjurmon aktivitetin tuaj në faqe të ndryshme të mediave sociale që ju përdorni. Nëse i dërgoni mesazh Shell përmes ndonjë shërbimi të mesazheve në një platformë të mediave sociale, këto mesazhe mbahen për jo më gjatë se një muaj pas pranimit. Ju lutemi, kontaktoni Shell nëse doni të bëni kërkesë që ju nuk jeni në gjendje të veproni vetë dhe e cila lidhet me Faqen e Medias Sociale të Shell - shikoni seksionin më poshtë.

Përveç kësaj dhe për aq sa Shell është bashkërisht përgjegjëse me një platformë të mediave sociale të një Faqe të mediave sociale të Shell, Shell do të ketë akses përmes platformës së mediave sociale në të dhëna të përmbledhura që ofrojnë statistika dhe të dhëna që ndihmojnë për të kuptuar llojet e veprimeve që merrni në Faqet e mediave sociale të Shell. Për më shumë informacione për mënyrën e përpunimit të të dhënave tuaja në këto platforma të mediave sociale, përfshirë reklamat e synuara që mund të pranoni, ju lutemi, referojuni parametrave tuaj të privatësisë që qasshëm përmes llogarisë tuaj në platformën përkatëse të mediave sociale.

Të dhënat tuaja personale mund të transferohen jashtë vendit nën masa të duhura mbrojtëse.

Transferimet e të dhënave tuaja personale në vendet e tjera

Aty ku të dhënat tuaja personale janë transferuar në kompani brenda grupit Shell dhe/ose te palë të treta të autorizuara që ndodhen jashtë vendit tuaj, ne marrim masa organizative, kontraktuale dhe ligjore për t’u siguruar që të dhënat tuaja personale të përpunohen vetëm për qëllimet e përmendura më sipër dhe që të implementohen nivele të përshtatshme mbrojtjeje për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Këto masa përfshijnë Rregullat Detyruese të Korporatës për transferimet brenda grupit Shell dhe për kompanitë e Shell në BE, mekanizmat e transferimit të miratuara nga Komisioni Evropian për transferimet drejt palëpalëve të treta si edhe çdo kërkesë ligjore lokale shtesë. Një kopje të Rregullave Detyruese të Korporatës të Shell mund ta gjeni në www.shell.al/politika-mbi-privatesine.html ose duke i kontaktuar privacy-office-SI@shell.com.

Shell është e përkushtuar të mbrojë të dhënat tuaja personale.

Siguria e të dhënave tuaja personale

Ne kemi implementuar teknologji dhe politika me synimin e mbrojtjes së privatësisë suaj nga aksesi i paautorizuar dhe përdorimi i papërshtatshëm dhe do t’i përditësojmë këto masa siç është e përshtatshme ndërsa vihen në dispozicion teknologji të reja.

Shell mban të dhënat tuaja personale vetëm për një periudhë të caktuar kohore.

Për sa kohë i ruani të dhënat e mia personale?

Subjekt i periudha të ndryshme të mbajtjes të përcaktuara në njoftimin e privatësisë në vendin tuaj, ne i mbajmë të dhënat personale të Aplikuesve të pasuksesshëm për të paktën gjashtë (6) muaj por jo më shumë se tre (3) vjet pasi ka përfunduar procesi i rekrutimit ose vlerësimit.

Nëse keni sukses me aplikimin tuaj, të dhënat personale të marra përmes procesit të rekrutimit do të ruhen në përputhje me Njoftimin e Privatësisë - Të Dhënat Personale të Punonjësve, Vartësve dhe Kontraktorëve, e cila është e disponueshme në https://www.shell.al/politika-mbi-privatesine/ex-employee-notice.html dhe në faqen e internetit në vendin tuaj.

Cilat janë pasojat e mosdhënies së të dhënave tuaja?

Të dhënat personale të kërkuara dhe të dhëna prej Aplikuesve të cilat kërkohen për të përmbushur kërkesat ligjore dhe/ose të cilat kërkohet për të hyrë në kontratë me ju (ose në rastin e një kontraktori, me punëdhënësin/ofruesin e shërbimit). Nëse nuk na jepni informacionet e kërkuara të cilat kufizohen vetëm në ato që nevojiten për këto qëllime, kjo do të ndikojë negativisht në mundësitë që keni për t’u zgjedhur për çfarëdo punësimi, përfshirjeje ose praktike të mundshme.

Të drejtat tuaja dhe si t’i ushtroni ato.

Të drejtat tuaja lidhur me të dhënat tuaja personale

Ne synojmë t’i mbajmë informacionet rreth jush sa më të sakta të jetë e mundur. Ju mund të kërkoni:

  • të shikoni të dhënat tuaja personale;
  • të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale (por vetëm aty ku nuk kërkohet më për një qëllim të ligjshëm biznesi);
  • që përpunimi i të dhënave tuaja të jetë i ndaluar; dhe/ose
  • që ju të merrni të dhënat personale të cilat ia keni dhënë Shell në formë të strukturuar, digjitale për t’ia transmetuar një pale tjetër, nëse kjo është e mundshme teknikisht.

Për të bërë një nga këto kërkesa, ju lutem kontaktoni http://www.shell.al/careers/contact-us.html.

Kë mund ta kontaktoni nëse keni pyetje, shqetësime ose ankesa lidhur me të dhënat tuaja personale?

Nëse keni probleme, pyetje ose ankesa në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, ju lutemi referojuni njoftimit përkatës të privatësisë të Shell në vendin tuaj ose mund të kontaktoni Privacy-Office-SI@shell.com.

Gjithashtu mund të kontaktoni Kryezyrtarin e Privatësisë të Shell Group në Shell International B.V. Hagë, Hollandë - Nr. Regjistri Tregtar 27155369 Korrespondencë: PO Box 162, 2501 AN, Hagë.

Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën e trajtimit të të dhënave tuaja personale nga Shell, atëherë keni të drejtën t’i paraqitni një ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Shqipërisë, ose Autoritetit hollandez për mbrojtjen e të dhënave, adresa e të cilit është Prins Clauslaan 60, 2595 AJ, Hagë, Hollandë. Ju lutemi, vizitoni https://www.idp.al/ ose https://autoriteitpersoonsgegevens.nl/en për më shumë informacion.

Njoftim Special - Për problemet teknike në lidhje me procesin tuaj të rekrutimit ose në rast të pyetjeve ose komenteve lidhur me mundësitë për punë në Shell, ju lutemi të na kontaktoni në: Shell Careers SSSCMLA-HRVO/N-T1 careers@shell.com.

Ne përdorim ‘cookies’ në faqet tona të internetit për t’ju ofruar përvojën më të mirë të mundshme si përdorues.

Cookies dhe teknologjitë e ngjashme

Shell mund të përdorë ‘cookies’ dhe teknologji të ngjashme që synojnë grumbullimin dhe ruajtjen e informacionit kur vizitoni një faqe interneti të Shell. Kjo i jep mundësi Shell të identifikojë shfletuesin e internetit që përdorni dhe të grumbullojë të dhëna mbi përdorimin e faqes sonë të internetit, cilat faqe vizitoni, kohëzgjatjen e vizitave tuaja dhe të identifikojë këto kur ktheheni në mënyrë që të përmirësojmë eksperiencën tuaj kur vizitoni faqen(t) tonë të internetit. Ju mund t’i kontrolloni dhe administroni preferencat tuaja për ‘cookies’ duke rregulluar parametrat e shfletuesit tuaj ose duke përdorur mjetin e preferencave për ‘cookies’ në faqet e internetit të Shell - për më shumë informacion, ju lutemi referojuni Politikës së Shell për Cookies në faqen http://www.shell.com/cookie-policy.html.

Ky Njoftim Privatësie përditësohet kohë pas kohe.

Ndryshimet në këtë Njoftim Privatësie

Ky Njoftim Privatësie mund të ndryshohet me kalimin e kohës. Ju këshillojmë ta rishikoni rregullisht këtë Njoftim Privatësie për ndryshime të mundshme. Ky Njoftim Privatësie u përditësua për herë të fundit në Gusht 2019.