
Çfarë do të thotë qëndrueshmëri për Shell
Për Shell, qëndrueshmëri do të thotë të ofrosh energji në mënyrë të përgjegjshme, duke respektuar njerëzit, sigurinë e tyre dhe mjedisin.
Qasja jonë për qëndrueshmërinë është integruar në të gjitha veprimtaritë e biznesit tonë në tre nivele:
1. Drejtimi i një biznesi të sigurt, efiçent, të përgjegjshëm dhe fitimprurës
Ky është themeli i qasjes sonë. Ruajtja dhe respektimi i njerëzve - i punonjësve, kontraktorëve dhe fqinjëve tanë - janë thelbësore për mënyrën tonë e të bërit biznes. Kjo përfshin vendosjen e standardeve, proceseve dhe instrumenteve globale për të menaxhuar sigurinë, mjedisin dhe mënyrën e angazhimit tonë me komunitetet. Ne synojmë të përmirësojmë vazhdimisht mënyrën sesi operojmë, për të parandaluar incidentet dhe për të identifikuar, për të shmangur kur është e mundur dhe për të minimizuar ndikimet negative në mjedis dhe ato sociale. Ne raportojmë për performancën tonë në raportin tonë vjetor të qëndrueshmërisë.
2. Ndarja e më shumë përfitimeve atje ku operojmë
Ne e planifikojmë aktivitetin tonë në terma afatgjatë, për të garantuar një rol sa më pozitiv në komunitetet ku operojmë dhe më gjerë. Ne kontribuojmë në zhvillimin e ekonomive lokale duke krijuar vende pune, duke nxjerrë në pah aftësitë, duke kryer blerje nga furnizuesit lokalë dhe duke ndihmuar në përmirësimin e standardeve të industrisë, si dhe duke paguar taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera. Ne mbështesim projektet e komunitetit që bazohen në nevojat e komuniteteve vendase.
3. Ndihma për të krijuar një të ardhme më të qëndrueshme për energjinë
Arritja e një të ardhmeje më të qëndrueshme për energjinë kërkon një tranzicion energjetik që i lejon shoqërisë të reduktojë shkarkimet e saj dhe të trajtojë ndryshimet klimatike, ku të gjithë të marrin përfitimet ekonomike dhe sociale nga energjia. Kjo ambicie kërkon një ndryshim në mënyrën sesi energjia prodhohet, përdoret dhe bëhet e aksesueshme nga më shumë njerëz, duke reduktuar ndjeshëm shkarkimet. Kjo është e realizueshme, por kërkon veprim të menjëhershëm dhe një vizion afatgjatë. Shell është një aktor i gatshëm dhe i aftë për këtë tranzicion.
Ne do të luajmë rolin tonë aty ku kjo është në përputhje me logjikën tregtare në industrinë e naftës dhe të gazit, si dhe në teknologjitë me nivel të ulët karboni dhe në burimet e energjisë së rinovueshme. Por, për trajtimin e ndryshimeve klimatike, nevojitet angazhimi i të gjithë shoqërisë. Ne përkrahim bashkëpunimin e bizneseve, qeverisë dhe shoqërisë civile për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për energjinë.
Qasja e Shell për qëndrueshmërinë
