
Programi i bursave të Shell në Shqipëri
Programi i bursave të Shell në Shqipëri synon mbështetjen e nxënësve me arritje të larta të cilët dëshirojnë të studiojnë në profilet STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) apo fusha të tjera në një nga universitetet e akredituara nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë.
Deri më sot, Shell në Shqipëri ka mbështetur 38 nxënës me bursa nga viti 2018 deri ne vitin 2023.
Programi i bursave të Shell në Shqipëri për vitin 2025 nuk është aktivizuar ende.
Rreth nesh
Rreth nesh
Programi i bursave të Shell synon nxënës nga komunitete dhe bashki të cilat ndodhen në afërsi të vendeve ku ushtrojmë aktivitetet tona. Shell beson se ky Program mbështet brezat e ardhshëm të profesionistëve të pajisen me aftësi për të trajtuar sfidat e nesërme në fushën energjitike e më gjerë. Shell ka për qëllim të ofrojë mundësi të barabarta pavarësisht racës, ngjyrës, besimit fetar, kombësisë, gjinisë, orientimit seksual, moshës apo aftësive të kufizuara.
Financimi
Financimi
Shell financon deri në 10 bursa në vit. Bursa e plotë mbulon një vlerë vjetore prej 4000 dollarësh për tre vite, ndërsa bursa e pjesshme mbulon një vlerë vjetore prej 2000 dollarësh për tre vite. Ky financim synon të mbështesë studentin të paguajë tarifat e studimit dhe shpenzimet e jetesës gjatë studimeve universitare.
Kriteret e përzgjedhjes
Kriteret e përzgjedhjes
Konkursi për bursë bazohet në meritë dhe është i hapur për këdo që përmbush kërkesat e mëposhtme:
- Është shtetas shqiptar.
- Është nxënës i vitit të 3-të të shkollës së mesme dhe ka shlyer të gjitha detyrimet e Maturës Shtetërore.
- Nxënësi me mesatare mbi 8.00 të 3 viteve duke përfshirë notat e provimeve të maturës ka të drejtë të aplikojë për bursë të plotë. Nxënësi me mesatare nga 7.99 - 7.00 të 3 viteve duke përfshirë notat e provimeve të maturës ka të drejtë të aplikojë për bursë të pjesshme. Aplikimet e kandidatëve për bursë të pjesshme merren në shqyrtim vetëm nëse numri i fituesve të bursës së plotë nuk plotëson numrin 10 të bursave të Programit.
- Është banues në një nga fshatrat e mëposhtëm për të paktën 4 vitet e fundit deri në momentin e aplikimit: Mbreshtan, Galinë, Sadovicë, Paftal, Kamcisht, Molisht, Konizbaltë, Pashalli, Poshnje.
- Nuk ka fituar bursa të tjera për ndjekjen e studimeve universitare.
- Ka aplikuar paraprakisht në një nga universitetet e akredituara nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë në profilet STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) apo fusha të tjera.
Universitetet në Shqipëri mund t’i gjeni të renditura këtu.
Hapat e aplikimit
Hapat e aplikimit
- Aplikimi kryhet në lidhjen këtu duke plotësuar të gjitha fushat në 3 seksionet kryesore si më poshtë:
- Të dhëna personale (gjeneralitetet, të dhënat e kontaktit, universiteti dhe fusha ku jeni të interesuar për të aplikuar)
- Deklaratë motivimi (interesi juaj për degën dhe aspiratat tuaja profesionale në të ardhmen)
- Dokumentet mbështetëse (vërtetim banimi, diplomë e shkollës së mesme bashkëlidhur me listën përkatëse të gjithë notave të shkollës së mesme ose në mungesë listë e plotënotash të shkollës së mesme dhelistë notash e të gjitha provimeve të maturës)
Dokumentet mbështetëse duhet të jenë të skanuara në mënyrë cilësore në formatin PDF.
Ju njoftojmë se nuk është e nevojshme të dërgoni dokumente fizike gjatë fazës së aplikimit. Afati për aplikimin është 21 korrik 2024.
Procesi i përzgjedhjes dhe vlerësimi i aplikimit
Hapet aplikimi online
Njoftohen kandidatët e përzgjedhur
Njoftohen fituesit me email
Mbyllet aplikimi
21 Korrik 2024
Kryhet intervistimi
Vlerësimi i aplikimit
Vlerësimi i aplikimit
Bursat akordohen duke u bazuar në një sistem vlerësimi të ndarë në 3 shtylla kryesore:
- Arritje akademike: 80 %
- Deklarata e motivimit: 10 %
- Intervista: 10 %
Komisioni përzgjedhës përbëhet nga tre përfaqësues të Shell në Shqipëri, një akademik vendas dhe një përfaqësues i Universitetit Politeknik të Tiranës/Ministria e Arsimit. Përzgjedhja e fituesve bazohet kryesisht në arritjet akademike të çdo kandidati.
Proçesi i përzgjedhjes kryhet në dy faza:
Faza e Parë - Në këtë fazë vlerësohen aplikantët me mesatare mbi 8.00 të 3 viteve duke përfshirë notat e provimeve të maturës të cilët konkurojnë për bursë të plotë.
Faza e Dytë - Kjo fazë zhvillohet vetëm nëse numri i fituesve nga Faza e Parë nuk plotëson numrin 10 të bursave të Programit. Në këtë fazë vlerësohen aplikantët me mesatare nga 7.99 - 7.00 të 3 viteve duke përfshirë notat e provimeve të maturës të cilët konkurojnë për bursën e pjesshme. Kandidatët e Fazës së Dytë njoftohen me e-mail për kryerjen e intervistës kur ka përfunduar plotësisht përzgjedhja e fituesve të Fazës së Parë.
Proçesi i përzgjedhjes vëzhgohet edhe nga përfaqësues të komunitetit.
Çdo financim i siguruar nga Shell në Shqipëri është vullnetar.
Kontakt
Kontakt
Për pyetje të mëtejshme, kontaktoni në këtë adresë: SUA-scholarship@shell.com