Njoftimi i Privatësisë
Informacione për personat që aplikojnë për të punuar pranë Shell, janë pjesëmarrës në një aktivitet rekrutimi apo janë në proces vlerësimi nga Shell.
Çfarë përfshin Njoftimi i Privatësisë
Njoftim i Privatësisë siguron informacione rreth të dhënave personale të cilat përpunohen nga një shoqëri brenda grupit të shoqërive Shell ('Shell' ose 'ne') në lidhje me personat që aplikojnë për të punuar, që marrin pjesë në një aktivitet rekrutimi ose janë në proces vlerësimi nga Shell. Këtu përfshihen fitues të ardhshëm nga Programi i Bursave të Shell në Shqipëri.
Njoftimi i Privatësisë shpjegon se cilat të dhëna tuaja personale përpunohen, përse dhe për çfarë qëllimesh përpunohen ato, për sa kohë ruhen, si t'i aksesoni dhe përditësoni të dhënat tuaja personale, opsionet që keni në lidhje me to dhe ku të drejtoheni për informacione të mëtejshme.
Njësoj si Njoftimi i Privatësisë, edhe njoftimet mbi kërkesat për privatësi dhe deklaratat plotësuese të privatësisë mund të përmbajnë informacione të mëtejshme në lidhje me mënyrën se si Shell i përpunon të dhënat tuaja personale. Në këto raste, njoftimet do t'ju komunikohen veçmas. Njoftimet mund të jenë të ndryshme për vende të ndryshme në të cilët operojmë në mënyrë që të pasqyrohen praktikat vendase dhe kërkesat e ligjeve në fuqi.
Njoftimet mund të gjenden edhe në faqet e internetit të Shell të vendeve të ndryshme ku ai operon, në gjuhën vendase për të pasqyruar kërkesat vendase, sipas rastit.
Personat përgjegjës për mbledhjen e të dhënave personale
Në varësi të vendndodhjes tuaj, shoqëria e identifikuar si shoqëria e rekrutimit Shell është përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale, vetëm ose në bashkëveprim me shoqëritë e lidhura brenda grupit të shoqërive Shell.
Të dhënat personale që përpunohen. Mbledhja e të dhënave
Ne përpunojmë të dhënat personale të personave që aplikojnë për të punuar, që marrin pjesë në një aktivitet rekrutimit dhe/ose janë në proces vlerësimi ("Aplikantët").
Këtu përfshihen adresa, mosha, kërkesa për bursë, kualifikimet dhe përvoja, si dhe rezultatet e intervistave dhe vlerësimeve.
Të dhënat sensitive
Për qëllime rekrutimi, kategori të veçanta të dhënash ('të dhëna sensitive') përfshirë të dhënat personale shëndetësore, mund të përpunohen vetëm siç parashikohet rreptësishtë apo lejohet ose kërkohet nga ligji vendas me qëllim përshtatjen e procesit të rekrutimit, për të vlerësuar aftësitë për pozicione të caktuara dhe përshtatshmërinë për të punuar, si dhe mundësimin e lehtësirave në vendin e punës për të akomoduar problemet shëndetësore apo për të krijuar, ushtruar ose mbrojtur pretendimet e ngritura.
Po ashtu, për të siguruar mundësi të barabarta punësimi siç mundësohet apo kërkohet nga ligjet vendase, ne mund të mbledhim të dhëna sensitive shtesë në lidhje me Aplikantët, përfshirë kombësinë, racën dhe/ose origjinën e tyre etnike.
Qëllimi i përpunimit të të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave tuaja personale bëhet për qëllimet e mëposhtme:
- Burimet njerëzore, menaxhimin e personelit, realizimin e proceseve të biznesit dhe menaxhimin e brendshëm - përfshirë planifikimin e burimeve dhe rekrutimin;
- Shëndetin, sigurinë dhe mbrojtjen - përfshirë mbrojtjen e jetës apo shëndetit të personit, shëndetin dhe sigurinë në punë, mbrojtjen e pasurisë dhe stafin e Shell, si dhe vërtetimin e statusit personal dhe të drejtave për akses;
- Përputhshmërinë ligjore dhe/ose rregullatore - përfshirë përputhshmërinë me kërkesat ligjore ose rregullatore; ose
- Raportimin dhe analizat e menaxhimit - përfshirë analizat statistikore dhe anketimet në lidhje me cilësinë e procesit të rekrutimit.
Ne gjithashtu mund të përpunojmë të dhëna personale për qëllime dytësore, kur ato lidhen ngushtë me:
- ruajtjen, fshirjen apo anonimizimin e të dhënave tuaja personale;
- parandalimin e mashtrimeve, auditimet, hetimet, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ose për qëllime sigurimi, për proceset gjyqësore dhe mbrojtjen ndaj padive; ose
- kërkime statistikore, historike ose shkencore.
Shqyrtimi paraprak i Aplikantëve
Ne bëjmë ekzaminimin e të gjithë Aplikantëve që kanë të drejtë të aplikojnë për bursë, me qëllim:
verifikimin e të dhënave të ofruara nga Aplikanti gjatë procesit të shqyrtimit/intervistimit. Kjo do të përfshijë verifikimin e të dhënave pranë institucioneve arsimore. Asnjë hap nuk do të merret në këtë drejtim pa konfirmimin paraprak të Aplikantit për të kryer verifikimin;
Vendim-marrja automatike dhe profilizimi
Të gjithë Aplikantët duhet t'iu përgjigjen pyetjeve të cilat janë të nevojshme për t'u siguruar që personat mund të lidhin ligjërisht një kontratë me një nga shoqëritë Shell në rast se janë të suksesshëm në aplikimin e tyre. Për Aplikantët për bursë përdoret gjithashtu një vlerësim në internet i cili i rendit personat sipas përshtatshmërisë së tyre për aplikim për bursë, bazuar në marrjen e vendimeve për të siguruar objektivitet.
Qëllimi i përpunimit të të dhënave personale
Ne përpunojmë të dhënat personale të Aplikantëve vetëm:
- në mënyrë që të ndërmerren hapat e duhur, me kërkesë të Aplikantit, përpara lidhjes së një kontrate;
- kur është e nevojshme për të zbatuar një detyrim ligjor të shoqërisë/shoqërive përkatëse Shell për të siguruar përputhshmërinë me ligjet në fuqi;
- kur është e nevojshme për interesat legjitime të biznesit të Shell (siç është sigurimi i përmbushjes së detyrimeve ligjore, përveç atyre që lidhen me punësimin apo sigurimet shoqërore, mbrojtjen e pasurive të Shell, reputacionit dhe punonjësve dhe kontraktorët e Shell) përveç rasteve kur këto interesa tejkalohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë themelore të Aplikantëve; ose
- (vetëm nëse kërkohet me ligj) me pëlqimin e shprehur të Aplikantit.
Në rastet kur, për përpunimin e të dhënave kërkohet pëlqimi i Aplikantit dhe ligji i zbatueshëm vendas parashikon ndryshe, ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e përpunimit përpara tërheqjes së pëlqimit.
Me kë ndahen të dhënat personale
Të dhënat tuaja personale përpunohen ekskluzivisht për qëllimet e përmendura më lart dhe do të ndahen vetëm në raste nevoje të vërtetë me:
- Shoqëritë brenda grupit të shoqërive Shell, përfshirë ato që mund të ndodhen jashtë vendit tuaj;
- Agjentët e autorizuar të palëve të treta, ofruesit e shërbimeve, auditorët e jashtëm dhe/ose nën-kontraktorët e Shell, në veçanti palët e treta të autorizuara, të cilët kryejnë kontrolle referimi dhe bazë në emër të Shell;
- Një autoritet publik kompetent, qeveri, agjenci rregullatore apo fiskale kur kërkohet zbatimi i një detyrim ligjor ose rregullator nga shoqëria/shoqëritë përkatëse Shell ose siç mundësohet nga ligji në fuqi; ose
- Çdo person të cilit Shell i propozon transferimin e ndonjë të drejte dhe/ose detyre.
Bashkëveprimi me Shell përmes mediave sociale
Në rast se ju vendosni të ndërveproni me Shell-in përmes mediave sociale në një faqe të administruar nga Shell ('Faqja e Medias Sociale Shell') - si Facebook, Instagram, Twitter ose LinkedIn, të dhënat tuaja personale (si emri, fotografia e profilit tuaj dhe fakti që jeni të interesuar për Shell) do të jenë të dukshme për të gjithë vizitorët e faqes tuaj personale, në varësi të cilësimeve të privatësisë në platformën përkatëse të medias sociale, si dhe për Shell. Ju mund të fshini çdo të dhënë që keni ndarë në këto faqe në çdo kohë përmes llogarisë përkatëse të platformës së medias sociale. Shell nuk ndjek aktivitetin tuaj nëpër faqet e ndryshme të mediave sociale që përdorni. Nëse dërgoni një mesazh në adresë të Shell përmes çdo shërbimi mesazhesh në një nga platformat e mediave sociale, këto mesazhe ruhen jo më shumë se një muaj pas marrjes. Në rast se doni të njoftoni Shell se nuk mund të kryeni asnjë veprim me Faqen e Medias Sociale të Shell, jeni të lutur të kontaktoni Shell - shih seksionin më poshtë.
Krahas dhe në masën që Shell është përgjegjës së bashku me një nga platformat e mediave sociale të Faqes së Medias Sociale të Shell, ky i fundit do të ketë qasje përmes platformës së mediave sociale në të dhënat e grumbulluara që ofrojnë statistika dhe të dhëna që ndihmojnë për të kuptuar llojet e veprimeve që ju keni ndërmarrë në Faqen e Medias Sociale Shell. Për më shumë informacion mbi mënyrën se si përpunohen të dhënat tuaja personale në platformat e mediave sociale, përfshirë çdo reklamim të synuar që mund të merrni, lutemi referojuni cilësimeve të privatësisë të aksesueshme përmes llogarisë tuaj të platformës përkatëse të medias sociale.
Transferimi i të dhënave tuaja personale në vende të tjera
Në rastet kur të dhënat tuaja personale janë transferuar tek shoqëri brenda grupit Shell dhe/ose tek palë të treta të autorizuara që ndodhen jashtë vendit tuaj, ne marrim masa organizative, kontraktuale dhe ligjore për të siguruar që të dhënat tuaja personale të përpunohen ekskluzivisht për qëllimet e përmendura më lart dhe se janë zbatuar nivele adekuate mbrojtjeje për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Këto masa përfshijnë Rregullat e Detyrueshme të Korporatave për transferimet brenda grupit Shell dhe për shoqëritë Shell në BE, mekanizmin e miratuar të Komisionit Evropian për transferimet tek palët e treta, si dhe çdo kërkesë shtesë ligjore vendase. Një kopje e Rregullave të Detyrueshme të Korporatave mund të gjendet në këtë adresë ose duke kontaktuar në adresën privacy-office-SI@shell.com.
Siguria e të dhënave tuaja personale
Ne përdorim teknologji dhe politika që kanë për qëllim mbrojtjen e privatësisë tuaj nga qasje të paautorizuara dhe nga përdorimi i pahijshëm dhe do t'i përditësojmë këto masa sapo një teknologji e re të jetë e disponueshme, sipas rastit.
Periudha e ruajtjes së të dhënave personale
Në varësi të periudhës së ruajtjes si përcaktuar në njoftimin e privatësisë tuaj, ne i mbajmë të dhënat personale të Aplikantëve të pasuksesshëm për të paktën 6 muaj, por jo më shumë se dy vjet pas përfundimit të procesit të rekrutimit apo vlerësimit.
Të dhënat mund të ruhen për një periudhë më të gjatë kohe kur ekziston një arsye ligjore ose rregulluese për këtë (në këtë rast ato do të fshihen në momentin kur nuk kërkohen më për qëllimin ligjor ose rregullator në fjalë).
Pasojat e mosdhënies së të dhënave nga ana juaj
Aplikimi juaj nuk do të konsiderohet.
Të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat tuaja personale
Ne synojmë t'i mbajmë informacionet që kemi rreth jush sa më të sakta të jetë e mundur. Ju mund të kërkoni:
- akses në të dhënat tuaja personale;
- korrigjimin ose fshirjen e të dhënave tuaja personale (por vetëm kur ato nuk kërkohen më për një qëllim të ligjshëm biznesi);
- që përpunimi i të dhënave tuaja personale të jetë i kufizuar; dhe/ose
- që të merrni të dhënat personale që i keni dhënë Shell, në një formë të strukturuar dhe digjitale, për t'i transferuar tek një palë tjetër, nëse kjo është teknikisht e mundshme.
Lutemi kontaktoni Lutemi vizitoni në këtë link faqen e karrierës në Shell
Personat e kontaktit në raste pyetjesh, shqetësimesh apo ankesash në lidhje me të dhënat tuaja personale
Në raste pyetjesh, shqetësimesh apo ankesash në lidhje me të dhënat tuaja personale, lutemi konsultoni njoftimin e privatësisë së Shell për vendin tuaj ose kontaktoni në adresën Privacy-Office-SI@shell.com.
Gjithashtu mund të kontaktoni Shefin e Privatësisë të Grupit Shell pranë Shell International B.V. në Hagë, Holandë - Regjistri Tregtar, Nr. 27155369: PO Box 162, 2501 AN, Hagë.
Në rast se nuk jeni të kënaqur me trajtimin e të dhënave tuaja personale nga Shell, atëherë ju keni të drejtë të paraqisni një ankesë tek autoriteti juaj vendas për mbrojtjen e të dhënave (nëse ka një të tillë) ose tek Autoriteti Holandez i Mbrojtjes së të Dhënave, adresa e të cilit është Prins Clauslaan 60, 2595 AJ Hagë, Holandë. Për më shumë informacion jeni të lutur të vizitoni këtë faqe.
Përdorimi i cookies dhe teknologjive të ngjashme
Shell mund të përdorë cookies dhe teknologji të ngjashme që synojnë të mbledhin dhe ruajnë informacione kur vizitoni një faqe interneti të Shell. Kjo për të bërë të mundur që Shell të identifikojë shfletuesin tuaj të internetit dhe të mbledhë të dhëna për përdorimin nga ana juaj të faqeve tona të internetit, kohëzgjatjen e vizitave tuaja dhe t'i ruaj ato kur të riktheheni në mënyrë që të përmirësojmë përvojën tuaj me faqet tona të internetit. Ju mund të kontrolloni dhe menaxhoni preferencat e cookies duke përshtatur shfletuesin tuaj të internetit ose duke përdorur panelin e preferencave të cookies të Shell apo faqen e internetit të Shell - për më shumë informacion lutemi referohuni tek Politika e Cookies të Shell në adresën.
Ndryshimet në Njoftimin e Privatësisë
Ky Njoftim mund të ndryshohet me kalimin e kohës. Ju këshillohet që të rishikoni rregullisht këtë Njoftim për ndryshime të mundshme. Ky Njoftim është riparë për herë të fundit në Gusht 2019.
NË KËTË SEKSION
Shell Upstream Albania në Komunitetin Lokal
Shell synon të jetë një fqinj i mirë në zonat ku operon, duke u ofruar përfitime komuniteteve lokale të afërta.
Çfarë do të thotë qëndrueshmëri për Shell
Për Shell, qëndrueshmëri do të thotë të ofrosh energji në mënyrë të përgjegjshme, duke respektuar njerëzit, sigurinë e tyre dhe mjedisin.