
Çfarë bëjmë
Shell është një shoqëri ndërkombëtare energjetike që ka si synim të plotësojë kërkesën globale gjithnjë në rritje për zgjidhje energjetike më të shumta dhe më ekologjike, në mënyra të përgjegjshme në aspektin ekonomik, mjedisor dhe social.
Strategjia jonë është të fuqizojmë pozitën tonë si një shoqëri lider në energjetikë, duke ofruar naftë, gaz dhe energji me nivele të ulëta karboni, teksa sistemi energjetik botëror shkon drejt ndryshimit. Siguria dhe përgjegjësia sociale janë thelbësore për qasjen tonë të biznesit.
Me strategjinë tonë kërkojmë që të përforcojmë pozicionin tonë si lider në industrinë e naftës dhe gazit, ndërkohë që ndihmojmë në plotësimin e kërkesave globale për energji në mënyrë të përgjegjshme. Siguria dhe përgjegjësia mjedisore e sociale janë në qendër të aktiviteteve tona.
Kërkimi i naftës dhe gazit
Duke e ditur sesi është formuar nafta dhe gazi, ne marrim informacion të rëndësishëm për fazën e parë të zhvillimit të naftës: kërkimi. Njohja e moshës gjeologjike, përbërësve shkëmborë dhe hollësirave të tjera të sistemeve të mundshme për depozitim, na tregon se ku mund të kërkojmë gjeografikisht.
Megjithatë, gjetja e tyre është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar. Mund të nevojiten vite kërkimesh, studimesh dhe shpimesh kërkimi përpara se të prodhohet qoftë edhe një pikë e vetme naftë ose gaz. Por, edhe nëse zbulohet, sasia apo cilësia e hidrokarbureve mund të mos jetë e mjaftueshme për prodhim. Edhe kërkimi është një proces që kushton shtrenjtë, por ndërkohë që mund të duhen 5 deri në 15 vjet për të gjetur dhe për të zhvilluar një vendburim nafte dhe gazi, dhe më tej ai mund të nxjerrë prodhim deri në 50 vjet. Edhe nëse në një zonë të veçantë nuk zbulohet naftë ose gaz, informacioni i mbledhur përmes këtyre operacioneve na ndihmon të përmirësojmë njohuritë tona dhe na lejon të përmirësojmë vendimet tona të ardhshme. Sot, përparimet teknologjike na lejojmë të gjejmë hidrokarbure më shpejt dhe në mënyrë më ekonomike se kurrë më parë, duke zvogëluar ndërkohë ndikimin në mjedis të operacioneve të kërkimit.
Në pusin Shpirag-3, parashikojmë të gjejmë hidrokarbure diku në thellësinë 5 km dhe 7 km nën sipërfaqe. Kjo do të thotë se duhet të shpojmë në shkëmbinj jashtëzakonisht të fortë dhe në zona gjeologjike shumë të ndërlikuara. Shpimi parashikohet të jetë i ngadaltë dhe i vazhdueshëm, dhe parashikohet të zgjasë të paktën një vit dhe do të përdoret një sondë shpimi më e madhe për të na mundësuar që të arrijmë më lehtë në këto thellësi. Si shoqëri, ne kemi mbi 100 vjet që kërkojmë dhe zhvillojmë hidrokarburet në mbarë botën (duke përfshirë edhe terrenet më të vështira).
Veprimtaritë në vijim
Në fillim të vitit 2016, do të fillojë puna për mbrojtësen e pusit Shpirag 3 për të ndërtuar rezultatet nga pusi Shpirag 2 që ndodhet pranë dhe për të vijuar kërkimet e mëtejshme për naftë. Kemi planifikuar të fillojmë shpimin për naftë në verë të vitit 2016, duke iu nënshtruar të gjitha lejeve dhe miratimeve të nevojshme. Procesi i ndërtimit është një operacion shumë i specializuar që kërkon punonjës shumë të trajnuar dhe me eksperiencë.
Një pamje e animuar për inovacionin
Risi që formësojnë të ardhmen e energjisë në botë

E ardhmja e energjisë
Ne përdorim njohurinë tonë, teknologjinë dhe inovacionin për të ofruar më shumë energji të pastër për popullsinë gjithnjë e në rritje.

Mjedisi
Shell siguron energji në mënyrë të përgjegjshme, duke ndihmuar lëvizjen botërore drejt një të ardhmeje në të cilën energjia që përdoret ka ndikim minimal në planetin ku ne jetojmë.