Kalo te përmbajtja kryesore
Punonjës në impiantin GTL

Cilët Jemi

Shell është një shoqëri ndërkombëtare e energjisë me ekspertizë në kërkimin, prodhimin, rafinimin dhe tregtimin e naftës dhe gazit natyror, si dhe në prodhimin dhe tregtimin e kimikateve. Informohuni rreth mënyrave sesi ne po punojmë së bashku për t'i dhënë shtysë progresit.

Shell në një vështrim të shpejtë

Historia e Shell në Shqipëri nis në vitin 1994 me marrjen e blloqeve B dhe F. Shell përfundoi kërkimet sizmike, por nuk arriti të shpojë puse për shkak të shpërthimit të një trazire civile që e detyroi Shell që për arsye madhore ta zgjidhte kontratën e vet me ndarje prodhimi. Më pas, këto dy blloqe iu dhanë përkatësisht shoqërisë Petromanas (Blloku B) dhe Bankers (Blloku F).

Në datën 9 shkurt 2012, Shell Upstream Albania B.V. filloi punimet (fillimisht me 50%) në dy blloqe ekzistuese të kërkimit në tokë, në jug të Shqipërisë së Mesme (Blloku 2-3) në zotërim të Petromanas. Akti i Transferimit u miratua nga organi rregullator (AKBN) më 17 prill 2012. Në qershor të vitit 2012, filloi fushata e studimit sizmik, e kërkimit dhe vlerësimit me nisjen e shpimit të pusit "Shpirag-2", i cili solli rezultate pozitive (të shpallura më 4 nëntor 2013) dhe deklarimi zyrtar u bë më 9 janar 2014. Në qershor 2013, Shell dhe Petromanas ranë dakord për një ndarje të dytë, ku si rezultat Shell përfitoi 75% të interesit në Blloqet 2 dhe 3.

Në mars 2016, Shell mori nga Petromanas të drejtën e shfrytëzimit në Bllokun 2-3 në tokë në jug të Shqipërisë se mesme, pasi bleu nga Petromanas pjesën e mbetur të saj në kontratën me ndarje prodhimi.

Angazhimi ynë

Shell është i angazhuar të kërkojë për naftë në Shqipëri, në mënyrë të qëndrueshme, të sigurt dhe të përgjegjshme. Ne ekuilibrojmë interesat afatgjata dhe afatshkurtra dhe në marrjen e vendimeve tona marrim gjithashtu në konsideratë edhe faktorët e jashtëm ekonomikë, mjedisorë dhe socialë. Ne ndjekim një qasje të organizuar për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin dhe jemi të përkushtuar për të kërkuar mënyra për të reduktuar ndikimin në mjedis të operacioneve tona. Ne duam të jemi fqinj i mirë, sidomos për të menaxhuar ndikimet tona sociale në komunitetet lokale përreth zonave ku operojmë. Për ne është e rëndësishme të dëgjojmë dhe t'u përgjigjemi pyetjeve në mënyrë të sinqertë dhe të përgjegjshme. Gjithashtu, edhe infrastruktura e ndërtuar, si për shembull bajpasi në Mbreshtan, edhe komunitetet lokale në njësinë administrative Sinjë do të përfitojnë nga investimet sociale. Ne punojmë me drejtuesit dhe ekspertët e komuniteteve për të ndihmuar në identifikimin e projekteve që përshtaten me kontekstin lokal dhe plotësojnë biznesin e Shell.

Jeta në Shell

Tek Shell-i formoni karrierën tuaj

Life at Shell: At Shell you shape your own career

Më tepër rreth nesh

Ju mund të jeni I interesuar edhe në