Powering Progress

Powering Progress
Powering Progress përcakton strategjinë tonë për të përshpejtuar kalimin e biznesit tonë në emetime neto zero. Kjo strategji është krijuar për të prodhuar vlerë për aksionarët, klientët tanë dhe shoqërinë në tërësi. Powering Progress ka katër objektiva kryesorë në mbështetje të qëllimit tonë, të fuqizojmë progresin së bashku, duke ofruar më shumë forma energjie dhe energji më të pastër. Ai bazohet mbi vlerat tona themelore dhe fokusi ynë mbi sigurinë në punë.
Krijimi i vlerës për aksionarët
Powering Progress prodhon vlerë për aksionarët tanë. Ofron forcën financiare për ta transformuar kompaninë tonë, teksa bota bën kalimin drejt një energjie më të pastër.
Arritja e emetimeve zero neto
Fuqizimi i progresit fokusohet mbi punën me klientët tanë dhe në sektorë për të përshpejtuar kalimin në emetime zero neto, krahas me shoqërinë. Një botë me zero neto është ajo ku shoqëria ndalon së shtuari sasinë gjithsej të gazrave të efektit serrë në atmosferë.
Fuqizimi i jetëve
Powering Progrss do të thotë fuqizim i jetëve dhe i mjeteve tona të jetesës përmes produkteve dhe aktiviteteve tona, dhe duke mbështetur një shoqëri gjithëpërfshirëse.
Respekti ndaj natyrës
Powering Progress nënkupton edhe respektin ndaj natyrës përmes mbrojtjes së mjedisit, uljes së mbetjeve dhe një kontributi pozitiv në biodiversitet.
Vlerat tona themelore dhe fokusi mbi sigurinë në punë
Powering Progress mbështetet në vlerat tona themelore të sinqeritetit, integritetit dhe respektit për njerëzit, dhe fokusi ynë mbi sigurinë në punë. Këtu përfshihen edhe përkushtimi ynë për të bërë biznes në një mënyrë etike dhe transparente.