Kalo te përmbajtja kryesore

Arritja e emetimeve zero neto

Photo of three wind turbines on a hill with an outline of the Achieving net-zero emissions graph

Arritja e emetimeve zero neto

Punojmë me klientët tanë dhe në të gjithë sektorët për të përshpejtuar kalimin në emetimet zero neto

Përballja me ndryshimet klimatike është një sfidë urgjente. Ne do të kontribuojmë për një botë me emetime zero neto, ku shoqëria ndalon së shtuari sasinë totale të emetimeve të gazrave serrë në atmosferë.

Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur një objektiv për t'u bërë një biznes energjie me emetime zero neto deri në vitin 2050, në hap me shoqërinë dhe klientët tanë. Kjo mbështet qëllimin më ambicioz për t'iu përgjigjur ndryshimeve klimatike të paraqitura në marrëveshjen e OKB-së: për të kufizuar rritjen e temperaturës mesatare globale në 1,5° celsius.

Dy punonjës të Shell që ecin në mes të paneleve diellore masive

Duke u bërë një biznes me emetime energjie zero neto do të thotë që po reduktojmë emetimet nga aktivitetet tona dhe nga karburantet, si dhe produktet e tjera të energjisë që u shesim klientëve tanë. Kjo gjithashtu nënkupton zënien dhe ruajtjen e çdo emetimi të mbetur duke përdorur teknologjinë ose duke i balancuar ato me forma kompensimi.

Ne po transformojmë biznesin tonë dhe po gjejmë mundësi të reja, duke ofruar më shumë energji me nivele të ulëta karboni, si p.sh. biokarburantet, hidrogjeni, karikimi për automjetet elektrike dhe energjia elektrike të gjeneruar nga energjia diellore dhe e erës.

Një anije mallrash e ankoruar nga këndvështrimi i një shpendi

Arritja e objektivit tonë mund të nënkuptojë që, deri në vitin 2030 të jemi: duke ofruar energji të mjaftueshme të rinovueshme për 50 milionë familje; të operojmë me mbi 2,5 milionë pika karikimi për automjetet elektrike; duke prodhuar tetë herë më shumë karburante me nivele të ulëta karboni; dhe rritjen e sasisë së biokarburanteve dhe të hidrogjenit në karburantet që shesim në 10%, nga 3% që është sot.

Ne jemi duke bashkëpunuar me klientët, bizneset dhe të tjerët për të trajtuar çështjet e emetimeve, duke përfshirë sektorët që janë të vështirë për t'u dekarbonizuar, si aviacioni, transporti, transporti rrugor i mallrave dhe industria. Partneriteti me të tjerët përfshin mbështetjen e politikave qeveritare për të reduktuar emetimet e karbonit, sektor pas sektori. Ne do të vazhdojmë të nxisim modernizimin për të siguruar energjinë më të pastër që u nevojitet klientëve tanë.

Një burrë duke përdorur një njësi karikimi Shell ndërsa një vajzë shikon nga brenda një makine

Strategjia e Shell për të arritur emetimet neto zero

  • Në tetor 2021 ne vendosëm një objektiv për të reduktuar emetimet absolute me 50% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2016 mbi bazën neto. Ky përfshin të gjitha emetimet në objektivin 1, të cilat vijnë direkt nga operacionet tona, si dhe ato në objektivin 2 që vijnë nga energjia që ne blejmë për të kryer operacionet tona, nën kontrollin tonë operativ.

  • Kjo plotëson objektivat tona për të zvogëluar intensitetin e karbonit (gjurma e karbonit neto) të produkteve të energjisë që shesim, në një hap me shoqërinë. Kjo përfshin objektiva afatshkurtër prej 2-3% deri në vitin 2021, 3-4% deri në vitin 2022, dhe 6-8% deri në vitin 2023 (krahasuar me vitin 2016). Kjo përfshin gjithashtu objektiva afatmesme dhe afatgjata prej 20% deri në vitin 2030, 45% deri në vitin 2035, dhe 100% deri në vitin 2050 (krahasuar me vitin 2016).

  • Ne kemi lidhur pagën e më shumë se 16500 punojësve me objektivin tonë për të zvogëluar intensitetin e karbonit të produkteve tona të energjisë me 6-8% deri në vitin 2023, krahasuar me vitin 2016.

  • Ne besojmë se prodhimi ynë vjetor i naftës arriti kulmin në vitin 2019 dhe presim që prodhimi ynë i përgjithshëm i naftës të bjerë me 1-2% në vit deri në vitin 2030.

  • Ne po investojmë rreth 1 miliardë dollarë çdo vit në energjinë me karbon të ulët, si p.sh. karikimi për automjetet elektrike, hidrogjeni, biokarburantet dhe energjia elektrike e gjeneruar nga energjia diellore dhe e erës. Ne planifikojmë ta rritim këtë në rreth 2 miliardë dollarë, nëse mund të gjejmë mundësitë e duhura tregtare.

  • Ne kërkojmë të kemi akses në kapacitet zënie-ruajtjeje karboni prej 25 milionë tonësh shtesë në vit (CCS) deri në vitin 2035, të barabartë me 25 objekte CCS, në madhësi të njëjtë me pikën tonë në Quest në Kanada.

  • Deri më 2025, do t'i japim fund djegies rutinë të gazit në flake, e cila krijon emetime të karbonit, nga pasuritë Upstream që përdorim.

  • Deri në vitin 2025 presim që ta kemi mbajtur intensitetin e emetimeve të metanit të aseteve të kontrolluara nga Shell në nën 0,2%.

Mësoni se si shell po fuqizon progresin

Smiling man with a beard in front of trees with an outline of the Generating shareholder value graph

Krijimi i vlerës për aksionarët

Photo of young boy looking at a tablet with an outline of the Powering lives graph

Fuqizimi i jetëve

Arial of a river and a white truck on a road in a pine forest with an outline of the Respecting nature graph

Respekti ndaj natyrës

Male and female worker in red overalls and white helmets and hearing protection walking

Vlerat tona themelore dhe fokusi mbi sigurinë

Klauzolë ligjore

Kompanitë në të cilat Shell plc zotëron drejtpërdrejt dhe tërthorazi investime janë subjekte të veçanta juridike. Në këtë material, “Shell”, “grupi Shell” dhe “grupi” i përdorim ndonjëherë për lehtësi kur i referohemi Shell plc dhe filialeve të saj në përgjithësi. Po njësoj, fjalët “ne”, “neve” dhe “jonë/tonë” përdoren për t'iu referuar Shell plc dhe filialeve të saj në përgjithësi ose atyre që punojnë për to. Këto terma përdoren edhe kur nuk ka ndonjë qëllim të mirëfilltë për identifikimin e subjekteve konkrete. “Filialet’’, “filialet e Shell” dhe “kompanitë e Shell”, siç përdoren në këtë material, u referohen subjekteve mbi të cilat Shell plc ka kontroll të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Subjekteve dhe marrëveshjeve të papërfshira, mbi të cilat Shell ka kontroll të përbashkët, i referohemi përgjithësisht si "sipërmarrje të përbashkëta" dhe "veprime të përbashkëta" përkatësisht. Subjekteve mbi të cilat Shell ka ndikim të konsiderueshëm, por që as nuk i kontrollon vetë, as në formë të përbashkët, i referohemi si "subjekte të lidhura". Termi “interesi i Shell” përdoret për lehtësi për të treguar interesin e drejtpërdrejtë dhe/ose të tërthortë të Shell në një subjekt apo marrëveshje të përbashkët të papërfshirë, pas përjashtimit të të gjitha interesave të palëve të treta.

Ky material përmban deklarata parashikuese (sipas kuptimit të ligjit amerikan të reformës së 1995 për gjyqet në lidhje me letrat private me vlerë) në lidhje me kushtin financiar, rezultatet e veprimeve dhe bizneset e Shell. Të gjitha deklaratat përveç deklaratave me fakte historike, janë ose mund të vlerësohen se janë deklarata parashikuese. Deklaratat parashikuese janë deklarata pritshmërie në të ardhmen që bazohen mbi pritshmëritë dhe presupozimet aktuale të menaxhmentit dhe përfshijnë rreziqe dhe pasiguri të njohura dhe të panjohura që mund të sjellin ndryshim material të rezultateve, rendimentit apo ngjarjeve konkrete nga ato të shprehura apo të nënkuptuara në këto deklarata. Deklaratat parashikuese përfshijnë mes të tjerash, deklarata në lidhje me ekspozimin e mundshëm të Shell ndaj rreziqeve të tregut dhe deklaratat që shprehin pritshmëritë, bindjet, vlerësimet, parashikimet, projeksionet dhe presupozimet e menaxhmentit. Këto deklarata parashikuese identifikohen nga përdorimi i termave dhe i shprehjeve si p.sh. “synim”, “ambicie”, “parashikon”, “beson”, “mund”, “vlerësoj”, “pres”, “synime”, “synoj”, “objektiva”, “pamje”, “plan”, “me gjasë”, “projekt”, “rreziqe”, “program”, “kërkoj”, “duhet”, “destinacion”, “do të’’ dhe terma e shprehje të ngjashme. Ka një sërë faktorësh që mund të ndikojnë në veprimet e ardhshme të Shell dhe që mund të bëjnë që këto rezultate të dallojnë materialisht nga ato të shprehura në deklaratat parashikuese që përfshihen në këtë përmbajtje, duke përfshirë (dhe pa u kufizuar në): (a) luhatjet e çmimeve të naftës bruto dhe gazit natyror; (b) ndryshimet në kërkesën për produktet e Shell; (c) luhatjet e monedhave; (d) rezultatet e shpimit dhe prodhimit; (e) vlerësimet e rezervave; (f) humbjen e aksioneve në treg dhe konkurrencën në sektor; (g) rreziqet mjedisore dhe fizike; (h) rreziqet që lidhen me identifikimin e pronave dhe të destinacioneve të mundshme për blerje dhe negocimin e suksesshëm dhe përfundimin e transaksioneve të tilla; (i) rrezikun e bërjes së biznesit në vendet në zhvillim dhe vendet që u nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare; (j) zhvillimet legjislative, fiskale dhe rregullatore duke përfshirë masat rregullatore që trajtojnë ndryshimet klimatike; (k) kushtet ekonomike dhe financiare të tregut në vende dhe rajone të ndryshme; (l) rreziqet politike, duke përfshirë rreziqet e shpronësimit dhe rinegocimit të kushteve të kontratave me subjektet qeveritare, vonesat ose avancimet në miratimin e projekteve dhe vonesat në rimbursimin për kostot e përbashkëta; (m) rreziqet që lidhen me ndikimin e pandemive, si shpërthimi i COVID-19 (koronavirusit); dhe ndryshimet (n) në kushtet tregtare. Nuk jepet asnjë siguri se pagesat e ardhshme të dividentëve do të përputhen apo tejkalojnë pagesat e mëparshme të dividentëve. Të gjitha deklaratat parashikuese të përfshira në këtë material kualifikohen shprehimisht në tërësinë e tyre nga deklaratat paralajmëruese që përmban ose i referohet ky seksion. Lexuesit nuk duhet të mbështeten në mënyrë të panevojshme në deklaratat parashikuese. Faktorët shtesë të rrezikut që mund të ndikojnë në rezultatet e ardhshme përfshihen në formularin 20-F të Shell për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2020 (të disponueshme në  www.shell.com/investors dhe www.sec.gov

). Këta faktorë rreziku gjithashtu kualifikojnë shprehimisht të gjitha deklaratat parashikuese të përfshira në këtë përmbajtje dhe duhet të merren parasysh nga lexuesi. Çdo deklaratë parashikuese niset vetëm nga data e këtij materiali, 11 shkurt 2021. As Shell plc, as ndonjë nga filialet e saj nuk ndërmarrin ndonjë detyrim për të përditësuar publikisht ose për të rishikuar ndonjë deklaratë parashikuese si rezultat i informacionit të ri, ngjarjeve të ardhshme ose informacioneve të tjera. Në dritën e këtyre rreziqeve, rezultatet mund të ndryshojnë materialisht nga ato të deklaruara, të nënkuptuara ose të nxjerra nga deklaratat parashikuese të përfshira në këtë material. Ne mund të kemi përdorur terma të caktuara, si p.sh. burimet, në këtë material që Komisioni i Letrave me Vlerë i SHBA-së (SEC) na e ndalon rreptësisht që ta përfshijmë në dosjet tona të dorëzuara pranë SEC. Investitorëve u kërkohet të marrin mirë parasysh informacionin në formularin tonë 20-F, dosja nr. 1-32575, e disponueshme në faqen e internetit të SEC www.sec.gov

Ky material përfshin disa masa parashikuese jo-GAAP , si shpenzimet kapitale të parasë së thatë dhe divestimet. Ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë pajtim të këtyre masave parashikuese jo-GAAP ndaj masave më të krahasueshme financiare GAAP, sepse informacioni i caktuar i nevojshëm për të pajtuar këto masa jo-GAAP me masat financiare më të krahasueshme GAAP varet nga ngjarjet e ardhshme, disa prej të cilave janë jashtë kontrollit të kompanisë, si p.sh. çmimet e naftës dhe gazit, normat e interesit dhe kurset e këmbimit. Për më tepër, vlerësimi i masave të tilla GAAP me saktësinë e kërkuar të nevojshme për të siguruar një pajtim kuptimplotë është jashtëzakonisht i vështirë dhe nuk mund të realizohet pa përpjekje të paarsyeshme. Masat jo-GAAP në lidhje me periudhat e ardhshme që nuk mund të pajtohen me masën financiare më të krahasueshme të GAAP llogariten në një mënyrë që është në përputhje me politikat kontabël të aplikuara në pasqyrat e konsoliduara financiare të Shell plc.

Ky material përmban të dhëna dhe analiza nga skenari Sky 1.5 i Shell. Skenarët e Shell nuk kanë për qëllim të jenë projeksione apo parashikime të së ardhmes. Skenarët e Shell, duke përfshirë skenarët e përfshirë në material, nuk janë strategji apo plan biznesi i Shell. Gjatë zhvillimit të strategjisë së Shell, skenarët tanë janë një nga shumë variabla që ne marrim parasysh. Në fund të fundit, nëse shoqëria i plotëson apo jo qëllimet e veta të dekarbonizimit, kjo nuk është brenda kontrollit të Shell. Ndërsa synojmë të ecim në këtë rrugëtim në një hap me shoqërinë, vetëm qeveritë mund të krijojnë kuadrin për sukses. Skenari Sky 1.5 fillon me të dhëna nga skenari Sky i Shell, por ka përditësime të rëndësishme. Së pari, perspektiva përdor modelimin më të fundit për ndikimin dhe rimëkëmbjen nga COVID-19 në përputhje me një narrativë skenari të Sky 1.5. Së dyti, ajo e shkrin këtë projektim në të dhënat ekzistuese të sistemit të energjisë (2018) deri rreth vitit 2030. Së treti, ekstrapolimi i zgjeruar i zgjidhjeve të bazuara në natyrë është sjellë në skenarin kryesor, i cili përfiton nga modelimi i gjerë i tillë i këtij ekstrapolimi. (Në vitin 2018, zgjidhjet e bazuara në natyrë, të kërkuara për të arritur 1.5°C mbi nivelet paraindustriale deri në fund të këtij shekulli u analizuan si ndjeshmëri ndaj Sky. Kjo analizë u shqyrtua gjithashtu dhe u përfshi në raportin e posaçëm të IPCC mbi ngrohjen globale prej 1.5°C (SR15).) Së katërti, modelimi ynë i ri i naftës dhe i gazit natyror, me një perspektivë në përputhje me narrativën dhe kërkesën e Sky 1.5, paraqitet për herë të parë. Së pesti, skenari Sky 1.5 bazohet në të dhënat e fundit historike dhe vlerësimet deri në vitin 2020 nga burime të ndryshme, veçanërisht statistikat e gjera të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Ashtu si me Sky, ky skenar supozon që shoqëria e arrin qëllimin e shtrirjes prej 1.5°C të Marrëveshjes së Parisit. Bazën e ka te dinamika e shtrirë por realiste e zhvillimit të sotëm, por eksploron një mënyrë të orientuar drejt qëllimit për të arritur atë ambicie. Ne kemi punuar për të hartuar se si mund të ndodhë kjo, duke marrë parasysh realitetet e situatës sot dhe duke marrë parasysh afate kohore realiste për ndryshim. Natyrisht, ka një larmi shtigjesh të mundshme në detaje që shoqëria mund të ndjekë për ta arritur këtë qëllim. Megjithëse arritja e qëllimit të Marrëveshjes së Parisit dhe e ardhmja e përshkruar te Sky 1.5 duke ruajtur një ekonomi globale në rritje do të jetë jashtëzakonisht sfiduese, sot ajo është ende një rrugë teknikisht e mundshme.

Gjithashtu, në këtë material mund t'i referohemi "gjurmës neto të karbonit" të Shell, e cila përfshin emetimet e karbonit të Shell nga prodhimi i produkteve tona të energjisë, emetimet e karbonit të furnizuesve tanë në furnizimin e energjisë për atë prodhim dhe emetimet e karbonit të klientëve tanë që lidhen me përdorimin e tyre të produkteve të energjisë që ne shesim. Shell kontrollon vetëm emetimet e veta. Përdorimi i termit "gjurmë karboni neto" nga Shell bëhet vetëm për lehtësi dhe nuk ka për qëllim të sugjerojë se këto emetime janë nga Shell apo filialet e saj. Plani operativ i Shell, vizioni dhe buxhetet parashikohen për një periudhë dhjetëvjeçare dhe përditësohen çdo vit. Ato pasqyrojnë mjedisin aktual ekonomik dhe atë që ne mund të presim në mënyrë të arsyeshme që të shohim gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Prandaj, planet operative të Shell, vizionet, buxhetet dhe supozimet e çmimeve nuk pasqyrojnë objektivin tonë të emetimeve zero neto. Në të ardhmen, ndërsa shoqëria lëviz drejt emetimeve zero neto, ne presim që planet operative të Shell, vizionet, buxhetet dhe supozimet e çmimeve ta pasqyrojnë këtë lëvizje.