Krijimi i vlerës për aksionarët

Krijimi i vlerës për aksionarët
Vlera në rritje përmes një portofoli dinamik dhe shpërndarjeje të disiplinuar të kapitalit
"Powering Progress" krijon pasuri për aksionarët tanë nëpërmjet aksioneve dhe dividendeve. Në këtë mënyrë, ne mbështesim fondet e kursimeve dhe të pensioneve të miliona njerëzve në mbarë botën.
Ne shpresojmë që të sigurojmë të ardhura të mira të investimeve duke pasur një qasje dinamike në portofolin tonë të biznesit. Kjo do të thotë të vazhdojmë të ofrojmë energjinë për të cilën bota ka nevojë sot, duke rritur investimet tona në energji të pastër. Në të njëjtën kohë ne do të ruajmë disiplinën financiare dhe një bilanc të fortë, në mënyrë që kompania jonë të mbetet e fortë, e qëndrueshme dhe e gatshme për të realizuar mundësitë e ofruara në tranzicionin energjetik.

Sot kemi shumë pika të forta. Këto përfshijnë marrëdhënie të thella me klientët tanë, aktivitetet tona tregtare të klasit botëror dhe modelin tonë të integruar të biznesit që prodhon, blen, tregton, transporton dhe shet energji në mbarë botën.
Ne po ngrihemi mbi këto pika të forta për të transformuar kompaninë tonë në të tre shtyllat tona të biznesit, Rritjes, Tranzicionit dhe Kërkim-Zbulimit të naftës. Shtylla jonë e Rritjes, përfshin stacionet tona të shërbimit, karburantet për klientët e biznesit, elektricitetin, hidrogjenin, biokarburantet, karikimin për automjetet elektrike, zgjidhjet e bazuara në natyrë dhe zënien e ruajtjen e karbonit. Ajo fokusohet në punën me klientët tanë për të përshpejtuar kalimin në emetimet neto zero.

Shtylla jonë e Tranzicionit përfshin bizneset tona të Gazit të Integruar, Kimikateve dhe Produkteve, si dhe prodhon fluks të qëndrueshëm të mjeteve monetare. Shtylla jonë e Kërkim-Zbulimit të naftës siguron paratë dhe kthimin e investimeve që duhen për të financuar shpërndarjen e të ardhurave tek aksionarët dhe transformimin e kompanisë sonë, duke siguruar furnizimin e nevojshëm të naftës dhe gazit natyror.
Duke ndërmarrë një qasje dinamike në portofolin tonë, duke ruajtur disiplinën financiare dhe një bilanc të fortë, ne do të vazhdojmë të jemi një mundësi bindëse investimi për aksionarët tanë.
