Fotografia e një djali të ri duke parë në një tabletë me një grafik të "Fuqizimit të jetëve"

Fuqizimi i jetëve

Fuqizimi i jetëve përmes produkteve dhe aktiviteteve tona, dhe duke mbështetur një shoqëri gjithëpërfshirëse.

Dy gra të ulura në një tryezë duke buzëqeshur

Shell ndihmon në fuqizimin e jetëve duke ofruar energji jetike për shtëpitë, bizneset dhe transportin, për gatim, ngrohje dhe ndriçim.

Furnizimi i energjisë ekonomike, të besueshme dhe të qëndrueshme është gjithashtu vendimtar për trajtimin e sfidave globale, duke përfshirë ato sfida që lidhen me varfërinë dhe pabarazinë. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë për të siguruar më shumë energji për ata që nuk e kanë ende sot. Aktivitetet tona mbështesin shtetet dhe komunitetet. Ne punësojmë njerëz në më shumë se 70 shtete, duke siguruar të ardhura dhe përfitime të tjera si p.sh. kujdes shëndetësor dhe pensione.

Platformë nafte në det me drita të ndezura gjatë natës

Çdo vit ne shpenzojmë dhjetëra miliarda dollarë për mallra dhe shërbime në komunitetet ku veprojmë. Aktivitetet tona gjithashtu gjenerojnë të ardhura për qeveritë përmes taksave dhe honorarëve që paguajmë, si dhe taksat e shitjes që mbledhim në emër të tyre. Kjo ndihmon në financimin e kujdesit shëndetësor, arsimit, transportit dhe shërbimeve të tjera thelbësore.

Ne sjellim një ndryshim pozitiv në shtete dhe komunitete duke ofruar trajnime dhe ndërtimin e aftësive. Kjo mbështet zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqënies. Dhe ne forcojmë ekonomitë vendore duke promovuar sipërmarrjen, modernizimin dhe punësimin përmes programeve, si p.sh. Shell LiveWire që është programi ynë i zhvillimit të ndërmarrjeve.

Tre njerëz në një zyrë të ulur së bashku, duke parë dokumente dhe duke qeshur

Ne po punojmë për t'u bërë një nga organizatat me diversitet dhe më mgjithëpërfshirëse në botë, një vend ku të gjithë ndihen të çmuar dhe të respektuar. Ne po përqendrohemi në katër fusha: gjinia, përkatësia racore dhe etnike, LGBT+ dhe aftësitë e kufizuara.

Ne po krijojmë gjithashtu një eksperiencë gjithnjë e më gjithëpërfshirëse për klientët tanë. Partneriteti ynë me aplikacionin “fuelService”, për shembull, u mundëson shoferëve me invaliditete të kërkojnë ndihmë në pikat tona të shitjes para se të fillojnë udhëtimet e tyre, si dhe të paguajnë nga makinat e tyre. Ne respektojmë të drejtat e njeriut në të gjitha pjesët e biznesit tonë. Qasja jonë vjel nga parimet udhëzuese për biznesin dhe të drejtat e njeriut sipas OKB-së.

Si po i fuqizon jetët Shell

  • Ambicia jonë, deri në vitin 2030, është që të ofrojmë energji të qëndrueshme elektrike për 100 milionë njerëz në Afrikë dhe Azi, të cilët nuk e kanë ende.

  • Ne do të punojmë për të arritur 30% përfaqësim të grave në 1400 drejtuesit tanë të lartë në Shell deri në fund të vitit 2021, 35% deri në vitin 2025 dhe 40% deri në vitin 2030, krahasuar me 26,4% në fund të vitit 2019.

  • Ne do të sigurojmë një mjedis të sigurt, të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës për stafin LGBT+ në mënyrë që të mund të jenë vetvetja dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

  • Ne synojmë të rrisim përfaqësimin racor dhe etnik në të gjithë fuqinë punëtore, në mënyrë që të reflektojmë më mirë komunitetet në të cilat punojmë dhe jetojmë, duke filluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA dhe pasuar nga Holanda.

  • Deri në vitin 2030, ne do t'i bëjmë stacionet e shërbimit të rrjetit tonë global më gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme për klientët me invaliditete.