Kalo te përmbajtja kryesore

Kushtet e përgjithshme

Mirëserdhët në faqen e internetit në Shqipëri. Kjo faqe interneti është në pronësi dhe operohet nga Shell International B.V., një shoqëri e regjistruar në Holandë me numër regjistrimi 27155369, dhe me seli në adresën Carel van Bylandtlaan 30, 2596 HR Hagë, Holandë.

Personat që vizitojnë këtë faqe interneti janë të detyruar të respektojnë kushtet e përgjithshme më poshtë, ndaj ju lutemi t'i lexoni ato me kujdes përpara se ta vizitoni këtë faqe. Për qëllimet e këtyre kushteve, "kjo faqe interneti" do të thotë faqja e internetit në [vendos shtetin], e cila lidhet me faqe të tjera interneti të Shell.

Faqet e tjera të internetit të Shell mund të përmbajnë kushte të tjera të ndryshme nga këto kushte të përgjithshme. Në lundrimin tuaj nëpër faqet e internetit të Shell, jeni të lutur të kontrolloni kushtet e përgjithshme të çdo faqeje që vizitoni dhe mos supozoni që këto kushte të përgjithshme vlejnë për të gjitha faqet e internetit të Shell.