Çfarë është cookie?

Cookie është një e dhënë e vogël që faqja e internetit ia kërkon shfletuesit për ta ruajtur në kompjuterin ose aparatin tuaj celular. Cookie lejon faqen e internetit që të "mbajë mend" veprimet dhe preferencat tuaja për një farë kohe.

Cookies pranohen nga shumica e shfletuesve të internetit; megjithatë, përdoruesit mund të vendosin që shfletuesit e tyre t’i refuzojnë disa lloje të caktuara të cookies. Gjithashtu, përdoruesit mund t’i fshijnë cookies në çdo kohë.

Pse përdorim cookies?

Cookies i përdorim për të mësuar se si ndërveproni me materialet tona dhe për të përmirësuar vizitat tuaja në faqet tona. Për shembull, disa cookies mbajnë mend gjuhën ose preferencat tuaja në mënyrë që të mos i bëni këto zgjedhje sa herë që na vizitoni. Cookies i përdorim edhe për të gjurmuar vendndodhjen tuaj që të mund t’ju tregojmë pikën e karburantit dhe zyrat më të afërta të Shell-it. Po ashtu, cookies na lejojnë t’ju servirim materiale specifike, siç janë videot. Duke ditur se si silleni në faqet tona, mund të ofrojmë reklama të përgatitura posaçërisht për ju, edhe kur vizitoni faqe të tjera, në mënyrë që t’ju “promovojmë sërish” produktet dhe shërbimet tona.

Çfarë lloje cookies përdorim?

Cookies nga palë kryesore dhe palë të treta

Në faqen tonë përdorim cookies nga palë kryesore dhe palë të treta.

Cookies nga palët kryesore që lëshohen nga domeni shell.com përdoren përgjithësisht për të identifikuar gjuhën dhe vendndodhjen ose për të shfaqur funksionet bazë të faqes.

Cookies nga palët e treta i përkasin dhe administrohen nga palët e tjera, siç janë partnered e Shell-it ose ofruesit e shërbimeve. Këto cookies nevojiten për të shfaqur formularë të caktuar, si ata për aplikimet për punë, ose për të treguar reklamat jashtë faqes së Shell-it.

Cookies e seancës

Cookies e seancës janë cookies të përkohshme që përdoren për t’ju mbajtur mend gjatë vizitave në faqe, dhe skadojnë kur mbyllet shfletuesi i internetit.

Cookies e përhershme

Cookies e përhershme përdoren për t’ju mbajtur mend dhe qëndrojnë në kompjuterin ose aparatin tuaj cellular edhe kur mbyllet shfletuesi apo fiket kompjuteri. Këto cookies i përdorim për të analizuar sjelljen e përdoruesve dhe për të krijuar modele që përmirësojnë funksionet e faqes për ju dhe të tjerët që na vizitojnë. Gjithashtu, këto cookies na lejojnë që t’ju servirim reklama të posaçme dhe të matim efektivitetin e funksioneve të faqes tonë.

Si përdoren cookies për qëllime publiciteti?

Cookies dhe teknologjitë e reklamimit si sinjalizuesit e internetit, pikselat dhe etiketat anonime të rrjeteve publicitare na ndihmojnë që të servirim reklama relative në mënyrë më efektive. Ato gjithashtu na ndihmojnë që të mbledhim një listë të dhënash dhe raportesh për reklamuesit. Pikselat na mundësojnë të kuptojmë dhe përmirësojmë transmetimin e reklamave, dhe të dimë se kur i hasni disa reklama të caktuara. Përderisa shfletuesi juaj mund t’i marrë reklamat dhe sinjalizuesit e internetit drejtpërdrejt nga serverat e rrjeteve publicitare, këto rrjete shohin, përpunojnë ose vendosin cookies e veta, njësoj sikur të bënit një kërkesë në faqen e tyre.

Edhe pse nuk i përdorim cookies për t’ju profilizuar gjatë vizitave në faqe të tjera, ne përdorim të dhëna nga palët e treta që t’ju shfaqim reklama që mund t’ju interesojnë. Informacionet personale që ne mbledhim nuk ia japim asnjë reklamuesi. Mund të zgjidhni që të mos merrni pjesë në këtë lloj publiciteti duke rregulluar parametrat tuaj për cookies. Zgjedhja për të mos marrë pjesë nuk i heq reklamat nga faqet që vizitoni, vetëm se reklamat që do të shihni nuk do të korrespondojnë me interesat tuaj. Kjo do të thotë se reklamat që shihni nga cookies të caktuara nuk do të korrespondojnë më me interesat tuaj.

Si përdoren cookies nga palët e treta?

Për disa funksione të faqes tonë, ne përdorim shërbime të tjera, për shembull, kur vizitoni një faqe që integron filmime ose adresa nga YouTube. Këto filmime ose adresa (dhe materiale të ndryshme nga shërbimet e tjera) mund të përmbajnë cookies nga pale të treta, ndaj këshillojmë që të konsultoni praktikat e privatësisë të këtyre shërbimeve për t’u informuar më mirë se si përdoren cookies nga to.

Si refuzohen dhe fshihen cookies?

Të gjitha cookies që vendosen kur vizitoni një faqe të Shell-it mund t’i refuzoni ose t’i bllokoni duke klikuar preferencat e cookie në faqet tona. Preferencat për faqet e Shell-it dhe/ose faqet nga palët e treta mund të ndryshohen te parametrat e shfletuesit. Duhet pasur parasysh se shumica e shfletuesve i pranojnë cookies automatikisht. Prandaj, nëse dëshironi që të mos përdorni cookies, duhet t’i fshini ose t’i bllokoni ato vazhdimisht. Edhe po t’i refuzoni cookies, prapëseprapë do të arrini t’i vizitoni faqet tona, por jo me funksione të plota. Mund të vizitoni edhe www.allaboutcookies.org për më shumë detaje rreth fshirjes ose refuzimit të cookies, dhe për më shumë informacion në përgjithësi. Duke e përdorur faqen tonë pa fshirë ose pa refuzuar asnjë cookie, pranoni se në aparatin tuaj mund të vendosim cookies që nuk i keni fshirë apo refuzuar.

Skedari i personalizimit Përshkrimi Lidhja e çregjistrimit/Hollësi të mëtejshme për politikën specifike të privatësisë
Skedarët e personalizimit dhe të gjurmimit nga "Adobe" Ne përdorim "Adobe Analytics" për të kuptuar se si vijnë përdoruesit në faqet tona dhe në ç'forma angazhohen me ne në faqe. Të dhënat përdoren për përmirësimin e përvojës së përdoruesit. "Adobe" e përdor këtë skedar personalizimi edhe për të kuptuar me cilat përmbajtje jeni angazhuar në faqet tona, që të mund t'ju shfaqim në vijim reklama të synuara. http://www.adobe.com/uk/privacy/opt-out.html
"Atlas" Etiketat "Atlas" na mundësojnë matjen e performancës së reklamave tona në pajisje, shfletues dhe botues të ndryshëm. https://atlassolutions.com/privacy-policy/
Bing Etiketa "Bing Ads Universal Event Tracking" na ndihmon të kuptojmë mënyrën e zhvillimit të fushatave tona të "Bing", duke gjurmuar veprimet në faqet e internetit të "Shell" pas klikimit të reklamave. https://choice.microsoft.com/en-US/opt-out
"DoubleClick Floodlight" Skedarët e personalizimit "DoubleClick Floodlight" na bëjnë të mundur të kuptojmë nëse i kryeni deri në fund disa veprime në faqet tona pasi keni parë apo klikuar një nga reklamat tona multimediale/video në "Google" apo platforma të tjera nëpërmjet "DoubleClick". "DoubleClick" e përdor këtë skedar personalizimi për të kuptuar me cilat përmbajtje jeni angazhuar në faqet tona, që të mund t'ju shfaqim në vijim reklama të synuara. https://support.google.com/ds/answer/2839090?hl=en
"Google Analytics" "Google Analytics" e përdorim për të kuptuar si funksionojnë fushatat tona multimediale dhe si bashkëveproni me faqen tonë për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. https://tools.google.com/dlpage/gaoptout
Skedarët e personalizimit dhe të gjurmimit nga "Google" Skedarët e personalizimit dhe të gjurmimit nga "Google" na bëjnë të mundur të kuptojmë nëse i kryeni deri në fund disa veprime në faqet tona pasi keni parë apo klikuar një nga reklamat tona të shfaqura nëpërmjet "Google". Sipas përmbajtjes me të cilën jeni angazhuar në faqet tona, "Google" mund t'ju dërgojë disa reklama të synuara nëpër faqet partnere të "Google". https://support.google.com/ads/answer/2662922?hl=en
"Facebook" "Facebook" ju ndihmon të ruani kontaktin me rrjetet e të njohurve tuaj nëpërmjet faqes ose aplikacionit të tyre për pajisje portative. Ne jua bëjmë më të lehtë bashkëndarjen e përmbajtjeve me interes në "Facebook" dhe ndonjëherë mund t'ju shfaqim disa reklama të synuara në "Facebook", sipas angazhimit tuaj me faqet tona. https://en-gb.facebook.com/help/568137493302217
"LinkedIn" Etiketa statistikore e "LinkedIn" na bën të mundur kryerjen e raportimeve për fushatat dhe marrjen e statistikave të çmueshme për vizitorët e faqeve që mund të vijnë nëpërmjet fushatave që kryejmë në "LinkedIn". https://www.linkedin.com/help/lms/answer/65521/the-linkedin-insight-tag-overview?lang=en
"Lucid" Skedarët e personalizimit "Lucid" na ndihmojnë të matim ngritjen dhe njohjen e markës nga fushatat tona reklamuese dhe të marketingut. https://luc.id/privacy-policy/
Mjetet "Magnetic" Etiketat "Magnetic" na mundësojnë të sigurojmë informacion më të detajuar, duke përfshirë një raport analitik mbi audiencën, i cili tregon modelet e agreguara të kërkimit të përdoruesve përpara/pas vizitave në faqe dhe përpara/pas shikimit të një reklame të shfaqur nga "Magnetic". Këto raporte shpesh shfaqin tendenca dhe prirje të caktuara thelbësore që lidhen me markën, si dhe do të na ndihmojnë të optimizojmë fushatën dhe të japim të dhëna audience që mund të përdoren në të gjitha kanalet e marketingut. http://www.magnetic.com/about/opt-out/
"Outbrain" "Outbrain" ofron një shërbim marketingu të përmbajtjes që synon t'u prezantojë përdoruesve përmbajtje për të cilat kanë interes, në bazë të sjelljes dhe të preferencave të tyre. Pikëza që kemi shtuar na ndihmon në përcaktimin e pajisjeve dhe në performancën e përgjithshme. http://www.outbrain.com/legal/privacy
"Specific Media" Teknologjia "Specific Media" përdoret për dërgimin e mesazheve të synuara dhe të videoreklamave drejt përdoruesve sipas angazhimit të tyre në faqet tona. http://corp.specificmedia.com/privacy?rid=55c4d1ffb80ea#section_4
"The Trade Desk" "The Trade Desk" është një platformë për blerjen e hapësirave reklamuese në internet, e cila u ofron mjete të ndryshme përkatëse blerësve të multimediave dixhitale. Pikëza konvertuese që shtojmë na lejon të gjurmojmë performancën dhe të nxjerrim statistika për investimet e kryera multimediale. http://thetradedesk.com/general/privacy-policy#optout
"Tube Mogul" "Tube Mogul" na ndihmon të dërgojmë video të synuara drejt kompjuterëve/pajisjeve portative si dhe të masim performancën e tyre relative tek inventari në kohë reale që ofrohet në faqet partnere të "Tube Mogul". "Tube Mogul" nuk mbledh informacione të identifikueshme personale nga faqet tona. http://www.tubemogul.com/compliance/privacy-policy/
"Turn" "Turn" na ndihmon të përcaktojmë segmentet e audiencës sipas angazhimit tuaj me faqet tona dhe në vijim t'u dërgojmë reklama të synuara multimediale/video/për pajisje portative këtyre segmenteve anonime. "Turn" nuk mbledh të dhëna personale, kështu që ata mësojnë vetëm çfarë shfletuesi apo pajisjeje përdorni, por nuk dinë kurrë emrin apo të dhënat tuaja të kontaktit. http://www.turn.com/trust/consumer-opt-out
"Twitter" "Twitter" ofron përditësime në kohë reale nga anembanë botës për ngjarjet, idetë dhe opinionet më të ndjekura nga llogaritë në "Twitter" ose etiketat kategorizuese që zgjidhni të ndiqni. Ne jua bëjmë më të lehtë shpërndarjen e përmbajtjeve të faqes sonë me anë të "Twitter". Herë pas here, mund t'ju shfaqim disa reklama në "Twitter", sipas angazhimit tuaj me faqet tona. https://support.twitter.com/articles/20170410
VK Kjo etiketë mbledh informacion për audiencën nga rrjeti social rus "VK", për rimarketing të mëvonshëm. Segmentimi i audiencës do të mundësojë rritjen e efikasitetit të reklamimit në "VK" dhe uljen e shpenzimeve për reklamat për "Shell". https://vk.com/ads?act=office_help&terms=1
"Xaxis" "Xaxis" na ndihmon të përcaktojmë segmentet e audiencës sipas angazhimit tuaj me faqet tona dhe në vijim t'u dërgojmë reklama të synuara multimediale/video/për pajisje portative këtyre segmenteve anonime. "Xaxis" nuk mbledh të dhëna personale, kështu që ata mësojnë vetëm çfarë shfletuesi apo pajisjeje përdorni, por nuk dinë kurrë emrin apo të dhënat tuaja të kontaktit. https://www.xaxis.com/static/view/privacy-policy
"Yahoo" "Yahoo!" dora vetë Pikët etiketuese ndihmojnë në përcaktimin e pajisjeve gjatë gjurmimit të fushatave për të ndihmuar dhe në përmirësimin e performancës. https://developer.yahoo.com/gemini/guide/dottags/managing-dot-tags/
Yandex Kjo etiketë mbledh informacion për audiencën për rimarketing brenda rrjetit të reklamimit të "Yandex". Segmentimi i audiencës do të mundësojë rritjen e efikasitetit të reklamimit në "Yandex" dhe uljen e shpenzimeve për reklamat për "Shell". https://yandex.com/support/metrica/general/opt-out.xml
"YouTube" Ne integrojmë video ose futim lidhje në videot nga "YouTube" në faqet tona. Për rrjedhojë, kur vizitoni një faqe me përmbajtje të integruara apo të lidhura me "YouTube", mund të hasni dhe skedarë personalizimi nga "YouTube". https://support.google.com/ads/answer/2662922?hl=en-GB

Në fuqi nga: tetori 2016

Ju mund të jeni i interesuar edhe në