Kalo te përmbajtja kryesore
Suppliers corner inforgraphic

Këndi i furnitorëve

Në këndin e furnitorëve përshkruhen hapat që duhen ndjekur për t’u bërë një nga furnitorët tanë, si dhe jepen burimet dhe informacionet përkatëse për secilën fazë të procesit, që nga zgjedhja e furnitorëve deri te bashkëpunimi me ta.

Ne jemi të përkushtuar për të racionalizuar zinxhirin tonë tregtar të furnizimit dhe i kemi thjeshtuar përkatësisht proceset tona të punës. Për t’u siguruar që ndërveprimi midis Shell dhe furnitorëve tanë të vyer të jetë efektiv, ofrojmë të gjitha mjetet e nevojshme në platformën SAP Ariba.

Infographic route to destination

Hapi 1: Fillimi

Për t'u përzgjedhur si furnitor potencial në procesin e zgjedhjes së furnitorëve në Shell, ne do të vlerësonim faktorë të tillë si respektimin e Parimeve të Përgjithshme të BiznesitParimeve të Furnitorëve të Shell, qëndrueshmërinë financiare të shoqërisë tuaj, aftësinë për të realizuar në mënyrë të sigurt objektin e punës, si dhe qasja që ndiqni ndaj të drejtave të njeriut dhe mirëqenies së punonjësve.

Lexo më shumë rreth procesit dhe kërkesave
invitation Infographic

Hapi 2: Ftesa për t’u regjistruar në SAP Ariba

Për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së furnitorëve, ju lutemi që fillimisht të krijoni profilin e shoqërisë suaj. Ne do t'ju dërgojmë një ftesë për të nisur procesin.

Lexo më shumë se si të krijosh një llogari
upload your documents infographic

Hapi 3: Pjesëmarrja në procesin e zgjedhjes së furnitorëve

Sapo të nisë procesi i zgjedhjes së furnitorëve, do të mund t’i dorëzoni lehtësisht dokumentet e kërkuara nëpërmjet SAP Ariba.

Lexo më shumë rreth dorëzimit të dokumenteve
questionnaire infographic

Hapi 4: Plotësimi i pyetësorit

Si pjesë e procesit të zgjedhjes së furnitorëve, ne do t’ju kërkojmë që të plotësoni disa pyetësorë të vlerësimit të furnitorit. Këta pyetësorë përmbajnë pyetje për tema të rëndësishme si etika dhe pajtueshmëria, rreziku financiar, shëndeti dhe siguria, performanca sociale dhe mjedisore (HSSE&SP), si dhe mirëqenia dhe të drejtat e punonjësit.

Lexo më shumë për këta pyetësorë
checking requirements infographic

Hapi 5: Procesi i vlerësimit

Ne do të vlerësojmë me kujdes të gjitha përgjigjet që do të marrim nga furnitorët pjesëmarrës, duke i kushtuar rëndësi kritereve të ndryshme si kostoja, kapaciteti teknik, etika dhe pajtueshmëria, përmbajtja lokale etj. Do t’ju mbajmë të informuar gjatë gjithë procesit dhe do të njoftojmë palët përkatëse për rezultatet.

award infographic

Hapi 6: Dhënia e kontratës

Nëse i dorëzoni me sukses dokumentet e kërkuara, ne do të nisim procesin e pranimit duke ju ofruar një kontratë. Të gjithë furnitorët pjesëmarrës do të njoftohen për rezultatet.

sign contract infographic

Hapi 7: Nënshkrimi i kontratës

Pasi të biem dakord për kushtet e përgjithshme të kontratës, do të vijojmë me nënshkrimin! Për të siguruar një proces pa probleme, ju ftojmë të lexoni më shumë rreth deklaratës sonë të privatësisë së të dhënave të nënshkrimit elektronik.

Lexo deklaratën e privatësisë së të dhënave të nënshkrimit elektronik
transaction infographic

Hapi 8: Transaksionet me Shell

Ne do t'ju dërgojmë një e-mail duke ju ftuar të bashkoheni në Platformën SAP Ariba, ku do të keni mundësinë të zgjidhni llojin e llogarisë që i përshtatet më së miri profilit të kompanisë suaj. Për t'ju ndihmuar të merrni një vendim mbështetur mbi një informacion të plotë, ju inkurajojmë të lexoni më shumë rreth llojeve të llogarive të disponueshme, etapat e proceve për llogaritë standarde, gjithashtu dhe për ato të ndërmarrjes.

Lexo më shumë rreth procesit dhe kërkesave
invoicing shell infographic

Hapi 9: Procesi i faturimit për shoqërinë Shell

Dorëzimi i faturave në Shell është shumë i thjeshtë! Mund të përdorni platformën SAP Ariba, ose në rastet kur nuk është e mundur, mund ti dorëzoni ato në formatin PDF. Për t'ju ndihmuar në navigimin e procesit, lexoni më shumë informacion rreth kanaleve të faturimit, cfarë duhet të përfshini në faturim dhe si të kontaktoni chatbotin Accounts Payable.

Lexoni më shumë rreth kanalit të faturimit dhe kushteve të faturimit

Jeni një furnitor potencial?

Nëse jeni të interesuar për të regjistruar të dhënat e biznesit tuaj në databazën e furnitorëve potencial të Shell, aplikoni mëposhtë. Përfaqësuesit e Departamentit të Kontratave dhe Prokurimeve (C&P) do të ruajnë profilin e biznesit tuaj dhe t’ju kontaktojnë në raste të mundëshme bashkëpunimi.

Are you a potential supplier?

If you are interested in registering your business data in Shell's database of potential suppliers, apply below. Representatives of Contract and Procurement department (C&P) will save the profile of your business and contact you in case of potential opportunities .