
Energji dhe inovacion
Energjia është thelbësore në jetën tonë të përditshme. Në dekadat që vijnë, gjithnjë e më shumë njerëz do të kërkojnë më shumë energji dhe do të gëzojnë standarde më të larta jetese. Në të njëjtën kohë, ndryshimet klimatike vazhdojnë të mbeten shqetësim serioz. Ne po shfrytëzojmë ekspertizën, inovacionin dhe teknologjinë tonë me synimin për të siguruar energji të pastër për një popullsi që sa vjen e rritet dhe përmirëson mirëqenien e saj.


