Kalo te përmbajtja kryesore

Hapat e krijimit te llogarise standarte

Për të kryer transaksione elektronike me Shell nëpërmjet një llogarie standarde, ndiqni hapat e mëposhtëm:

Etapat e procesit

Hapi 1

Hapat e parë

Për të filluar procesin, përfaqësuesi i Shell për kontraktimin dhe prokurimin (CP) i dërgon furnitorit të zgjedhur një ftesë me email që përmban një link për regjistrimin. Nëpërmjet link-ut furnitori do të mund të pranojë marrëdhënien tregtare me Shell. Qëllimi është përgatitja e furnitorit për kryerjen e transaksioneve në rrugë elektronike përmes SAP Ariba Network.

Hapi 2

Krijimi i një llogarie standarde furnitori në SAP Ariba Network

Përfaqësuesi i Shell për kontraktimin dhe prokurimin (CP) i dërgon furnitorit të zgjedhur një ftesë me email për të krijuar një llogari standarde.

Vini re se nëse keni një llogari ekzistuese dhe dëshironi të përdorni atë llogari, mund të përdorni link-un e ftesës që morët dhe të zgjidhni “Identifikohu” në vend të “Regjistrohu”. Vini re se mund të aplikohen tarifa nëse e pranoni ftesën duke përdorur llogarinë ekzistuese të ndërmarrjes.

Hapi 3

Menaxhimi i llogarisë së furnitorit

Përdorimi i SAP Ariba kërkon përkushtim si nga ana e Shell, ashtu edhe nga ana e furnitorit. Për të siguruar një kalim pa probleme, është thelbësore që furnitori të caktojë sa më shpejt që të mundet një administrator për SAP Ariba, si dhe të vendosë llojin e llogarisë që kërkohet. Për të shmangur çdo vonesë në proces, ne rekomandojmë menaxhimin e menjëhershëm të llogarive. Gjithashtu, ky hap i procesit siguron që, kur të merrni ftesën nga Shell, llogaria të krijohet vetëm nga administratori që keni caktuar dhe nga askush tjetër.

Për më shumë informacion se si të menaxhoni disa llogari dhe/ose hierarkinë e llogarive, mund të shikoni videon këtu ose të kontaktoni me ndihmën për klientin në SAP Ariba për ndihmë të drejtpërdrejtë.

Hapi 4

Kryerja e regjistrimit dhe konfigurimit të llogarisë për të filluar transaksionet

Kriteret që llogaria standarde të jetë gati për kryerjen e transaksioneve janë:

  • Krijimi i llogarisë së furnitorit në Ariba Network
  • Pranimi i kushteve të përgjithshme të Ariba dhe i marrëdhënies tregtare me Shell në llogarinë e furnitorit
  • Rrugëzimi i PO-ve, rrugëzimi i faturave dhe konfigurimi i njoftimeve në llogarinë e furnitorit
  • Plotësimi i të dhënave bankare dhe i adresës së pagesës në llogarinë e furnitorit
  • Konfigurimi i profilit ligjor (GST ID) në llogarinë e furnitorit (vetëm për furnitorët nga Singapori)

Hapi 5

Hapat e parë dhe njoftimi i transaksioneve online (go-live)

Kur të plotësohen të gjitha kriteret që llogaria të jetë gati për të kryer transaksione, do të merrni një njoftim me email se kur llogaria do të lidhet online me Shell dhe do të mund të filloni të kryeni transaksione elektronike. Për informacione të hollësishme se si është procesi i kryerjes së transaksioneve në Ariba Network, referojuni Udhëzuesit të Shell për Transaksionet

Hapi 6

Kryerja e transaksioneve me Shell

Përfaqësuesi i Shell për kontraktimin dhe prokurimin (CP) edhe furnitori do të bashkëpunojnë gjatë të gjitha hapave të mësipërme të procesit, me qëllim që të mos kenë probleme në kryerjen e transaksioneve në SAP Ariba Network.