Kalo te përmbajtja kryesore
Supplier Principles

Parimet për furnitorët

Në përputhje me Parimet e Përgjithshme të Biznesit të Shell dhe Kodin e Sjelljes të Grupit Shell, ne synojmë të punojmë me kontraktorë dhe furnitorë të cilët kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të cilët janë të përgjegjshëm në aspektin ekonomik, mjedisor dhe social.

Ne krijojmë dhe përforcojmë marrëdhënie me kontraktorë dhe furnitorë të cilët, në veprimtaritë e tyre dhe në menaxhimin e furnitorëve dhe nënkontraktorëve të tyre, zbatojnë parimet e përcaktuara në vijim ose standarde të ngjashme.

Kontraktorët dhe furnitorët duhet të sigurojnë një mekanizëm sinjalizimi të posaçëm për punonjësit e tyre, ku ata të mund të depozitojnë në mënyrë konfidenciale ankesat e tyre në lidhje me temat e mëposhtme.

1. Integriteti i biznesit

Kontraktorët dhe furnitorët veprojnë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret e zbatueshme.

Kontraktorët dhe furnitorët nuk duhet të tolerojnë, të lejojnë apo të përfshihen në dhënie ryshfetesh, korrupsion ose praktika joetike.

Kontraktorët dhe Furnitorët mbështesin konkurencën e drejtë dhe shmangin konfliktet e interesit.

Business Integrity
Health, Safety, Security, Environment and Social Performance

2. SHËNDETI, SIGURIA, MBROJTJA, MJEDISI (HSSE) DHE PERFORMANCA SOCIALE (SP)

Kontraktorët dhe furnitorët kanë një qasje sistematike ndaj menaxhimit të HSSE & SP, të konceptuar në mënyrë të tillë që të sigurohet pajtueshmëria me të gjitha ligjet e zbatueshme dhe të arrihet një përmirësim i vazhdueshëm i performancës.

Kontraktorët dhe furnitorët:

  • janë të përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregullat e zbatueshme;
  • përdorin me efikasitet energjinë dhe burimet natyrore;
  • kërkojnë vazhdimisht mënyra për të minimizuar mbetjet, emetimet dhe shkarkimet nga operacionet, produktet dhe shërbimet e tyre;
  • respektojnë fqinjët e tyre dhe kontribuojnë në shoqëritë në të cilat ata veprojnë;
  • menaxhojnë me kujdes ndikimet sociale të veprimtarive të tyre dhe shtojnë përfitimet për komunitetet vendase;
  • kuptojnë se dialogu dhe përfshirja e rregullt me grupet e interesit është me rëndësi thelbësore. Në marrëdhëniet tona me punonjësit, partnerët e biznesit dhe komunitetet vendase, ne përpiqemi t’i dëgjojmë ata dhe t’u përgjigjemi me sinqeritet dhe përgjegjshmëri.

3. TË DREJTAT E PUNËTORËVE DHE TË DREJTAT E NJERIUT

Kontraktorët dhe furnitorët ushtrojnë veprimtaritë e tyre duke respektuar të drejtat e njeriut të përcaktuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe konventat themelore të Organizatës Botërore të Punës, duke garantuar:

  • ndalimin e punës së të miturve;
  • ndalimin e punës me dhunë, robërisë dhe punës së detyruar;
  • moslejimin e pagesës së tarifave të rekrutimit nga punonjësit;
  • pajtueshmërinë me të gjitha ligjet dhe rregulloret e zbatueshme për lirinë e organizimit dhe lirinë sindikale;
  • një mjedis pune të sigurt, të mbrojtur e të shëndetshëm dhe mostolerimin e diskriminimit, ngacmimit apo hakmarrjes;
  • pajtueshmërinë me të gjitha ligjet dhe rregulloret e zbatueshme për orarin e punës;
  • dhënien e pagave ose përfitimeve që përmbushin ose tejkalojnë standardet ligjore kombëtare.
labour & HR

Shkarkoni parimet tona të furnitoreve në gjuhën tuaj