
Vlerat tona
Në Shell, ne ndajmë së bashku një sërë vlerash themelore, si ndershmëria, integriteti dhe respekti për njerëzit, të cilat udhëheqin çdo punë tonën. Parimet e Përgjithshme të Biznesit të Shell, Kodi i Sjelljes dhe Manuali i Etikës dhe Pajtueshmërisë ndihmojnë të gjithë punonjësit e Shell që të veprojnë në përputhje me këto vlera dhe të respektojnë ligjet dhe rregullat përkatëse.

Respekti
Punonjësve tanë u jepet mundësia për avancim në karrierë pavarësisht gjinisë, etnisë apo dallimeve të tjera.

Ndershmëria
Stafi dhe Partnerët e Biznesit nxiten të ngrenë zërin dhe të inkurajojnë personat që bëjnë gjënë e duhur.

Integriteti
Në sajë të politikave dhe rregullave tona, ne inkurajojmë stafin tonë dhe partnerët tanë të biznesit të thonë “jo”.

Si bëjmë biznes në Shell
Parimet e Përgjithshme të Biznesit të Shell shërbejnë si një gur themeli për mënyrën sesi ne bëjmë biznes dhe respektimi i tyre është thelbësor për suksesin tonë të vazhdueshëm. Ne identifikohemi me sjelljet tona dhe me përkushtimin tonë ndaj vlerave themelore të ndershmërisë, integritetit dhe respektit për njerëzit. Parimet tona të biznesit mbështeten mbi këto vlera. Ato nxisin besimin, transparencën, punën në ekip dhe profesionalizmin, si dhe krenarinë për atë çfarë bëjmë dhe për mënyrën sesi bëjmë biznes.
Ne ishim ndër shoqëritë e para në botë që deklaruam dhe ndamë me ju besimet tona kur botuam për herë të parë Parimet e Përgjithshme të Biznesit të Shell në vitin 1976. Si pjesë e këtyre parimeve, ne jemi të përkushtuar që të japim kontributin tonë për zhvillimin e qëndrueshëm, duke balancuar interesat afatshkurtra dhe afatgjata dhe duke marrë parasysh faktorët ekonomikë, mjedisorë dhe socialë në vendimmarrjen tonë.
Ne presim që të gjithë punonjësit dhe kontraktorët e Shell, madje edhe ata në sipërmarrjet e përbashkëta me të cilët ne punojmë, të kuptojnë dhe të sillen në çdo kohë në përputhje me parimet tona të biznesit. Ne nxisim furnitorët dhe sipërmarrjet e përbashkëta që nuk janë nën kontrollin tonë që të zbatojnë parime të barasvlershme me tonat.
SHKARKONI PARIMET E PËRGJITHSHME TË BIZNESIT SHELL NË GJUHËN TUAJ:
Çfarë presim nga njerëzit tanë
Kodi ynë i Sjelljes mbështet të gjithë punonjësit, stafin e kontraktuar dhe kontraktorët që punojnë për Shell ose për llogari të Shell. Ai përshkruan sjelljet që priten nga punonjësit tanë dhe lidhjen që ata kanë me parimet tona të biznesit dhe vlerat themelore.
Manuali ynë i Etikës dhe Pajtueshmërisë bazohet te Parimet e Përgjithshme të Biznesit të Shell dhe te Kodi i Sjelljes i Shell për të ofruar këshilla praktike sesi të respektojmë ligjet dhe rregullat dhe si të krijojmë lidhje me klientët, komunitetet dhe kolegët. Manuali i Etikës dhe Pajtueshmërisë jep udhëzime të detajuara për garantimin e pajtueshmërisë, duke e ndihmuar stafin tonë të veprojë gjithmonë ashtu siç duhet

Shkarkoni Kodin e Sjelljes së Shell në gjuhën tuaj

Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja në Shell
Mbi bazën e vlerave tona themelore, ne aspirojmë të ruajmë një kulturë diverse dhe përfshirëse, ku të gjithë të ndihen të respektuar e të vlerësuar, duke filluar që nga punonjësit tanë e deri te klientët dhe partnerët. Diversiteti, barazia dhe përfshirja udhëheqin mënyrën sesi ne bëjmë biznes
Ne synojmë të tërheqim, të zhvillojmë dhe të ruajmë një forcë punëtore diverse dhe të talentuar. Larmishmëria e këndvështrimeve na ndihmon të krijojmë lidhje të forta kudo ku ushtrojmë veprimtarinë tonë.
Ne nxisim diversitetin, barazinë dhe përfshirjen në sajë të një sërë programesh dhe aktivitetesh. Këtu përfshihen planet globale dhe vendore për mbështetjen e talenteve, për të siguruar që personat më të talentuar të avancojnë në karrierë pavarësisht gjinisë, etnisë apo dallimeve të tjera. Ne kemi gjithashtu një sërë programesh për rritjen e ndërgjegjësimit dhe zhvillimin e punonjësve dhe drejtuesve tanë, si dhe nisma mentorimi, politika progresive që mbështesin fleksibilitetin në punë dhe një rrjet me mbi 75 grupime punonjësish. Ne kërkojmë vazhdimisht mënyra për të pasuruar kulturën tonë përfshirëse.

Shell mbështet dy nisma të rëndësishme për nxitjen e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes
Në vitin 2018, Shell ofroi mbështetje për dy nisma të rëndësishme të bazuara në përmirësimin e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes nëpër botë: Standardet e Sjelljes të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bizneset, të cilat synojnë trajtimin e diskriminimit ndaj lezbikeve, gejve, biseksualëve, transgjinorëve dhe interseksualëve (LGBTI), dhe nisma "Catalyst CEO Champions for Change" e cila synon të përshpejtojë procesin drejt barazisë gjinore në kompani.
Këto dy nisma mbulojnë kompanitë e Shell në mbi 70 vende të botës.
“Këto angazhime janë një hap i rëndësishëm përpara në punën tonë për të krijuar një forcë punëtore diverse, ku dallimet kuptohen, përqafohen dhe vlerësohen”, është shprehur ish-CEO Ben van Beurden. “Bashkëpunimi është mënyra më e mirë për të arritur rezultate. Ne jemi të hapur ndaj mundësisë për të bashkuar forcat me kompani të tjera që kanë të njëjtat objektiva, nën ombrellën e nismave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Catalyst.
Siguria kibernetike në Shell
Rëndësia e të dhënave nuk ka qenë kurrë kaq e madhe sa sot, prandaj Shell ka në fokus zhvillimin dhe vënien në përdorim të sistemeve efektive të sigurisë kibernetike në mbarë organizatën. Masat efektive të sigurisë kibernetike na mundësojnë mbrojtjen e efikasitetit dhe produktivitetit të operacioneve tona dhe sigurojnë mbrojtjen e pronësisë intelektuale, përmbushjen e kërkesave rregullatore dhe ruajtjen e reputacionit tonë si lider në industri.
