Kalo te përmbajtja kryesore
Dy burra duke biseduar në fermë

Shell Upstream Albania në Komunitetin Lokal

Vizioni i përgjithshëm i Shell është të jetë një fqinj i mirë në fushat ku operojmë. Ne po punojmë për të siguruar që komunitetet lokale pranë vendeve ku ushtrojmë operacionet tona të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga këto projekte kaq të rëndësishme në pragun e shtëpisë së tyre.

Përfitimet për komunitetin

Shell synon të jetë një fqinj i mirë, sidomos për të menaxhuar ndikimet tona sociale në komunitetet lokale përreth zonave ku operojmë. Ashtu si projekti i infrastrukturës së ndërtuar, si për shembull rruga dytësore në Mbreshtan, edhe komunitetet lokale në njësinë administrative Sinjë do të përfitojnë nga investimet sociale. Ne do të punojmë me drejtuesit dhe ekspertët e komuniteteve për të ndihmuar në identifikimin e projekteve që përshtaten me kontekstin lokal dhe plotësojnë biznesin e Shell.

Investimet sociale

Shell filloi punën si operator në mars të vitit 2016. Gjatë vitit të ardhshëm, ne do të punojmë me drejtuesit dhe ekspertët e komuniteteve për të ndihmuar në identifikimin e projekteve që përshtaten me kontekstin lokal dhe plotësojnë biznesin e Shell. Për ne është shumë e rëndësishme që investimet sociale të jenë të përshtatshme në kontekstin lokal dhe për nevojat e komunitetit tonë.

Investimet tona sociale në Shqipëri do të përqendrohen në katër temat e mëposhtme

  1. Zhvillimi në arsim dhe kapacitete - duke përmirësuar aksesin në punësim përmes trajnimit dhe nismave sipërmarrëse.
  2. Shëndeti i komunitetit - rritja e kapaciteteve mjekësore lokale
  3. Siguria rrugore - rritja e ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore dhe përmirësimi i niveleve të sigurisë
  4. Zhvillimi i komunitetit - trajtimi i nevojave të vogla të komunitetit

Shell do të mbështesë projekte që:

  • Ofrohen nga organizata të regjistruara jofitimprurëse
  • Plotësojnë nevojat e komunitetit lokal dhe ofrojnë përfitime sociale kryesisht në zonat ku zhvillohet projekti (për vitin 2016 përfshihen zonat Mbreshtan, Galine, Sadovice dhe Kamcisht)
  • Zhvillohen dhe ofrohen duke u konsultuar me autoritetet lokale
  • Janë në përputhje me Parimet e Përgjithshme të Biznesit të Shell dhe kërkesat për luftën kundër korrupsionit
  • Përqendrohen në ofrimin e rezultateve të matshme afatshkurtra sipas kritereve të qarta të matjes
  • Kanë një strategji të përcaktuar për mbylljen e tyre
  • Mund të përshkallëzohen dhe përsëriten

Ne nuk mund të mbështesim:

  • Projektet që kanë një kauzë fetare
  • Grupet apo partitë politike
  • Individët
  • Projekte që kërkojnë angazhim shumëvjeçar
  • Organizatat që diskriminojnë në bazë të etnisë, fesë, gjinisë, seksit, etj.
  • Projektet që ofrojnë pjesën më të madhe të burimeve në infrastrukturë (p.sh. rrugë, puse uji, ndërtesa)
  • Projekte që kanë potencial të krijojnë konflikte në komunitet
  • Projekte që zëvendësojnë rolin e qeverisë

Nëse jeni të interesuar të krijoni partneritet me Shell në Shqipëri dhe puna juaj përshtatet me këto tema, ju lutemi të kontaktoni me përfaqësuesin tonë në komunitet për të diskutuar mundësitë.

Mundësitë për punësim

Shumica e pozicioneve në sheshet e nxjerrjes së naftës kërkojnë aftësi dhe përvojë specifike. Shumica e vendeve të punës të krijuara në Shqipëri rekrutohen nga kontraktorët dhe nënkontraktorët tanë, por kur është e mundur, përpiqemi të gjejmë fuqinë punëtore nga zonat lokale përpara se të kërkojmë nga vende të tjera. Gjithashtu, kemi punuar me kontraktorët tanë për të ndihmuar në rritjen e mundësive për komunitetet lokale dhe për të vazhduar punën për lehtësimin e këtij problemi me autoritet lokale. Një fuqi punëtore e shumëllojshme dhe një ambient pune gjithëpërfshirës janë elementë jetikë për suksesin tonë, duke çuar në arritjen e inovacioneve më të mëdha dhe zgjidhjeve më të mira. Nëse kërkimi do të rezultojë me sukses në Shqipëri, do të ketë më shumë mundësi zhvillimi për talentet lokale dhe do të kuptojmë potencialin e këtij projekti në Shqipëri.

Dëgjimi i komunitetit

Ne respektojmë të gjithë legjislacionin dhe rregulloret e zbatueshme në Shqipëri, duke qenë në përputhje edhe me kërkesat tona të Performancës Sociale dhe të HSSE. Ne punojmë me autoritet përkatëse dhe aktorët e interesuar për të marrë në konsideratë faktorët mjedisorë dhe socialë gjatë planifikimit të projekteve dhe veprimtarive tona. Shoqëritë e grupit Shell e pranojnë se një dialog dhe përfshirje e rregullt me grupet e interesit është thelbësore dhe ne do të punojmë me partnerët tanë për të siguruar që këtyre çështjeve t'u kushtohet vëmendja dhe prioriteti i duhur.

Për ne është e rëndësishme të dëgjojmë dhe t'u përgjigjemi pyetjeve në mënyrë të sinqertë dhe të përgjegjshme. Nëse keni pyetje të tjera ose nëse doni të flisni me ndonjë anëtar të ekipit tonë, do të ishim të lumtur të dëgjonim opinionin tuaj.

Përfaqësuesja e Shell për Komunitetin në Shqipëri është Enkelejda Hajrullaj

Më tepër rreth qëndrueshmërisë