
Shell dhuron 3000 pako me ushqime për familjet në nevojë
Pandemia e Covid-19 preku ndjeshëm të ardhurat e shumë familjeve në të gjithë vendin. Për të ndihmuar në mbështetjen e këtyre familjeve dhe komuniteteve në nevojë, Shell në Shqipëri dhuroi 3000 kuti me ushqime për gjashtë bashki të ndryshme.
Arjani është një nga banorët në fshatin Mbreshtan pranë zonës ku ne operojme. Ai jeton atje së bashku me bashkëshorten, dy vajzat e vogla dhe prindërit e moshuar. Pas kthimit të tij nga Greqia ku punonte si emigrant, e vetmja punë që mund të gjente ishin punët ditore. Me nisjen e kufizimeve të situatës së pandemisë nga Covid-19, gjetja e një pune u bë e vështirë, dhe blerja e ushqimit për familjen e tij u kthye në një sfidë të vërtetë. Por familja e Arjanit nuk është e vetmja që u prek nga situata e krijuar.
Pandemia e Covid-19 preku ndjeshëm të ardhurat e shumë familjeve në të gjithë vendin. Sektori i bujqësisë humbi tregjet e tij ndërkombëtare dhe shërbimet e sektorit të turizmit u pezulluan për muaj të tërë. Ndikimi ekonomik preku në veçanti: të moshuarit, të papunët, familjet me prindër të vetëm, personat me aftësi të kufizuara, grupet e minoriteteve, etj.
Për të ndihmuar në mbështetjen e këtyre familjeve dhe komuniteteve në nevojë, Shell në Shqipëri dhuroi 3000 kuti me ushqime për gjashtë bashki të ndryshme: Tiranë, Berat, Ura Vajgurore, Gjirokastër, Tepelenë dhe Libohovë.
“Ne jemi të përkushtuar të vijojmë aktivitetin tonë në Shqipëri dhe të ndihmojmë komunitetin lokal kurdoherë që është e mundur”, u shpreh Rohan D’Souza, Drejtor i Përgjithshëm i Shell në Shqipëri. “Përkujdesja ndaj njerëzve përbën një nga vlerat themelore të Shell dhe pikërisht në këto kohë të vështira, ne duam të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë dhe të kontribuojmë si një fqinj i mirë.”
Donacioni është pjesë e “Planit të Donacioneve të Lehtësimit ndaj Fatkeqësive Natyrore” që ka Shell për Shqipërinë.
Çdo pako ushqimore përmban ushqime bazë dhe artikuj të higjenës, dhe ato u shpërndanë nga bashkitë për familjet me nivel të ulët të ardhurash.
Për Arjanin marrja e një pakoje ushqimore përkthehet në më shumë kohë për të kërkuar për një punë për të siguruar të ardhura për familjen.
Shell Upstream Albania B.V. (SUA), është një shoqëri e zotëruar plotësisht nga Shell, e cila kryen operacione kërkimi për naftë në disa blloqe kërkimi në Shqipëri. SUA po kryen vlerësime për operacione shpimi në Blloqet 2 dhe 3, ku u arrit edhe zbulimi i Shpiragut në vitin 2013. Në Bllokun 4, ne do të kryejmë një studim sizmik i cili do të na ndihmojë në identifikimin e pranisë së naftës dhe të gazit.
MË TEPËR RRETH QËNDRUESHMËRISË
Shell Upstream Albania në Komunitetin Lokal
Shell synon të jetë një fqinj i mirë në zonat ku operon, duke u ofruar përfitime komuniteteve lokale të afërta.
Çfarë do të thotë qëndrueshmëri për Shell
Për Shell, qëndrueshmëri do të thotë të ofrosh energji në mënyrë të përgjegjshme, duke respektuar njerëzit, sigurinë e tyre dhe mjedisin.