Kalo te përmbajtja kryesore

Pyetjet që bëhen më shpesh nga furnitorët e Shell dhe përgjigjet përkatëse të atyre pyetjeve.

Pyetjet që bëhen më shpesh nga furnitorët e Shell dhe përgjigjet përkatëse të atyre pyetjeve.

Në cilat vende disponohet platforma e zgjedhjes së furnitorëve në SAP Ariba për furnitorët e Shell?

Platforma SAP Ariba ofrohet globalisht dhe aktualisht përdoret nga pjesa më e madhe e subjekteve Shell.

Kontaktoni me Shell në adresën SSC-Supplier-Support@shell.com për të kërkuar rivendosjen e link-ut të ftesës.

Kam marrë ftesën me email për t’u bërë furnitor i Shell, por kur provoj të vendos të dhënat e ofruara të identifikimit marr mesazhin e gabimit “Të dhënat e identifikimit kanë skaduar

Link-u i ftesës që merrni me email është i vlefshëm vetëm për 72 orë. Nëse kanë kaluar 72 orë nga marrja e emailit të ftesës për herë të parë, kontaktoni  SSC-Supplier-Support@shell.com

për të rivendosur link-un e ftesës.  Vini re se: Link-u mund të rivendoset vetëm nga Shell. Sidoqoftë, nëse e keni aktivizuar tashmë link-un e marrë, duhet të kontaktoni ndihmën për klientin në SAP Ariba ose të përdorni opsionin “Kam harruar emrin e përdoruesit/fjalëkalimin"

Kam probleme gjatë përdorimit të llogarisë sime në SAP Ariba. Ku mund të gjej ndihmë?

Ju lutemi të vizitoni seksionin  “Shpjegim se si të kontaktoni me ndihmën për klientin në SAP Ariba” ose vizitoni drejtpërdrejt faqen e internetit të SAP Ariba dhe sigurohuni që të keni zgjedhur modulin e duhur për të cilin dëshironi të merrni ndihmë."

E kam tashmë një llogari në SAP Ariba. Është e nevojshme që të krijoj një llogari tjetër?

Kjo varet nga lloji i llogarisë që keni dhe nëse ajo përdoret edhe me blerës të tjerë. Lutemi të merrni në konsideratë të kontaktoni me ndihmën për klientin në SAP Ariba për informacione të mëtejshme ose klikoni këtu për të hapur një video udhëzuese se si të menaxhoni disa llogari dhe/ose hierarkinë e llogarive.

Kam marrë një email të titulluar “Kërkesë për veprim: Duhet të kryesh përditësimin e vonuar të profilit”, i cili më kërkon që të përditësoj Pyetësorin tim të Profilit të Furnitorit të Shell. Si të veproj?

Furnitori është përgjegjës për mirëmbajtjen e të dhënave të shoqërisë së tij në Pyetësorin e Profilit të Furnitorit të Shell dhe gjatë vitit të kaluar nuk është bërë asnjë ndryshim në profilin tuaj. Ndiqni udhëzimet hap pas hapi të përfshira në njoftimin me email, duke përfshirë klikimin e link-ut në email, për t’u siguruar që të hyni në llogarinë e duhur të furnitorit.

Shembull i njoftimit me email (PDF, 154 kB)

A mund të kapërcej ndonjë nga pyetjet e Pyetësorit të Profilit të Furnitorit të Shell?

Duhet t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve të detyrueshme në mënyrë që pyetësori të përditësohet.

Nëse zgjedh të mos regjistrohem në platformën SAP Ariba, specifikisht për modulin e SAP Ariba “Propozimet dhe pyetësorët”, a do të marr ftesa për procese të zgjedhjes së furnitorëve nga Shell?

Jo, në këtë rast nuk do të merrni ftesa për procese të ardhshme të zgjedhjes së furnitorëve.

Nuk vërej ndonjë pyetje që mund të lidhet me çështjen time. Si të veproj?

Ju lutemi të vizitoni Qendrën e Ndihmës SAP Ariba në service.ariba.com

. Klikoni ikonën “?” në cepin djathtas lart në ekran dhe kërkoni në bibliotekën e Qendrës së Ndihmës.  Përndryshe, vizitoni seksionin Shpjegim se si të kontaktoni me ndihmën për klientin në SAP Ariba