Kalo te përmbajtja kryesore

Proceset e përzgjedhjes së furnitorëve në Shell

Për të marrë pjesë në proceset elektronike të përzgjedhjes së furnitorëve në Shell, ju lutem kryeni hapat e mëposhtëm:

Etapat e përzgjedhjes së furnitorëve

Hapi 1

Përfaqsuesi i departamentit të Kontratave dhe Prokurime (CP Data) vlerëson dhe përzgjedh furnitorët me qëllim që t’i ftojë në një proces të ardhshëm të zgjedhjes së furnitorëve. Njohja dhe përzgjedhja, ndër të tjera, bazohet në aspektet e mëposhtme: aftësia për të vepruar në përputhje me Parimet e Përgjithshme të Biznesit të Shell dhe me Parimet e Furnitorëve të Shell, pozicioni i qartë financiar, kapaciteti teknik për të realizuar shërbimet në përputhje me standardet e Shell, aftësia për të realizuar në mënyrë të sigurt objektin e punës dhe për të menaxhuar të drejtat e njeriut/mirëqenien e punonjësve në operacionet e tyre dhe në zinxhirët përkatës të furnizimit.

Hapi 2

Krijimi i një lidhjeje nëpërmjet platformës SAP Ariba/Krijimi i një llogarie furnitori në SAP Ariba

Përfaqsuesi i departamentit të Kontratave dhe Prokurime (CP Data), i dërgon furnitorit të përzgjedhur një ftesë me email për të krijuar një llogari në SAP Ariba për qëllime të modulit “Propozimet dhe pyetësorët” (zgjedhja e furnitorëve). Pasi të klikoni në link-un që ju është dërguar në atë email, do të ridrejtoheni te faqja e SAP Ariba për furnitorët, ku mund të zgjidhni “Regjistrohu/Identifikohu”. Regjistrimi për modulin “Propozimet dhe pyetësorët” (zgjedhja e furnitorëve) të SAP Ariba është falas. Për më shumë informacion, shihni Udhëzuesin për Regjistrimin e Furnitorëve në SAP Ariba dhe Udhëzuesin për Regjistrimin në Procesin e Zgjedhjes së Furnitorëve në SAP Ariba.

Hapi 3

a) Procesi i zgjedhjes së furnitorëve

Pas fillimit të procesit të zgjedhjes së furnitorëve, furnitori do të jetë në gjendje t’i dorëzojë online dokumentet e kërkuara për përfundimin e këtij hapi. Nëse hapi 2 përfundohet me sukses, duhet të merrni emailin e mëposhtëm.

Nëse hapi 2 nuk përfundohet me sukses, duhet të merrni emailin e mëposhtëm dhe të provoni sërish të regjistroheni.

b) Plotësimi i pyetësorit të vlerësimit të furnitorit

Paralelisht me hapin 3a, furnitorët mund të marrin pyetësorë të tjerë me vlerësime specifike në hapin 3b, të tilla si: Vlerësimi i etikës dhe pajtueshmërisë, vlerësimi i rrezikut financiar, vlerësimi i shëndetit, sigurisë, mbrojtjes dhe performancës mjedisore dhe sociale (HSSE&SP), vlerësimi i mirëqenies/të drejtave së punonjësve. Furnitorët duhet t’u përgjigjen të gjithë pyetësorëve vlerësues specifikë që mund të jenë të zbatueshëm. Ky hap mund të konsiderohet si një fazë parakualifikimi, ndaj ju lutemi që të jepni informacion të saktë dhe në kohë. Nëse informacioni nuk merret në kohë, furnitori mund të mos konsiderohet si pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së furnitorëve.

Hapi 4

Njoftimi i furnitorit që shpallet fitues i kontratës

Bazuar në kriteret e paracaktuara për dhënien e kontratave, furnitori pjesëmarrës do të vlerësohet me kujdes dhe më pas do të vihet në dijeni për rezultatet.

Hapi 5

Nënshkrimi i kontratës nëpërmjet DocuSign

Përfaqsuesi i departamentit të Kontratave dhe Prokurime (CP Data) dhe furnitori do të ofrojnë bashkëpunimin e nevojshëm për ta përfunduar këtë hap pa bërë asnjë kompromis. Ne synojmë të kultivojmë një marrëdhënie të fortë me furnitorin, çka nga ana tjetër do të kultivojë avantazhin tonë konkurrues në treg. Për më shumë hollësi rreth nënshkrimit elektronik të kontratës, shihni Deklaratën e privatësisë së të dhënave të nënshkrimit elektronik