Zgjedhja e llojit të duhur të llogarisë në Ariba
Njohja me platformën SAP Ariba
Pasi procedura e tenderimit të jetë kryer me sukses dhe të jetë shpallur fituesi i kontratës, furnitori i përzgjedhur do të marrë një njoftim me email nga ekipi i transaksioneve i Shell (Kërkesë për Marrëdhënie Tregtare). Në të njëjtën mënyrë do të kontaktohen edhe furnitorët ekzistues. Ftesa që do të merrni me email do t’ju kërkojë të bëheni pjesë e SAP Ariba Network dhe do të përmbajë një link regjistrimi përmes të cilit do të mund të pranohet marrëdhënia tregtare me Shell.
Pasi të vendosni llojin e llogarisë që i përshtatet më së miri profilit të shoqërisë suaj, do t’ju duhet të ndiqni hapat e përshkruar më poshtë, në seksionin mbi fluksin e proceseve për llogarinë standarde ose llogarinë e ndërmarrjes. Për informacione më të hollësishme se si është procesi i kryerjes së transaksioneve në Ariba Network, referojuni Udhëzuesit të Shell për Transaksionet e Furnitorëve ose seksionit mbi pyetjet më të shpeshta më poshtë. Në fillim mund të duket e vështirë, por ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe e vlerësojmë që po na bashkoheni në rrugëtimin tonë drejt dixhitalizimit!
Ju lutemi të mbani parasysh se metoda standarde e Shell për kryerjen e transaksioneve është përmes platformës SAP Ariba. Për më shumë informacion rreth kanaleve të faturimit dhe kërkesave të faturimit, vizitoni faqen tonë
Llojet e llogarive
Të gjithë furnitorët e rinj të përzgjedhur nga Shell do të duhet të kenë të paktën një llogari standarde, falas, në SAP për të kryer transaksione elektronike me Shell.
Llogaria standarde (falas)
SAP Ariba ka bërë disa përmirësime për të lehtësuar aksesimin dhe hapjen e PO-së nga furnitori. Llogaria standarde në Ariba është falas dhe mund të përdoret pa qenë nevoja të abonoheni apo të paguani tarifa për transaksionet, pavarësisht vëllimit të transaksioneve dhe numrit të dokumenteve. Ju lutemi të mbani parasysh se në këtë lloj llogarie janë të përfshira aktivitete të tilla si transferimi i urdhrave të blerjes, evidencave të shërbimeve dhe faturave.
Llogaria e ndërmarrjes (aplikohen tarifa)
Për llogarinë e ndërmarrjes në Ariba aplikohen tarifa të cilat llogariten nga SAP Ariba (jo nga Shell) dhe bazohen në vëllimin e transaksioneve dhe numrin e dokumenteve. Tarifat mund të diskutohen me agjentin orientues të SAP Ariba ose duke kontaktuar me ndihmën për klientin në SAP Ariba Këtë informacionin mund ta gjeni gjithashtu në seksionin e pyetjeve më të shpeshta në faqen e internetit të SAP Ariba. Ju lutemi të mbani parasysh se funksionalitetet “Katalogët”, “Zbritjet dinamike” dhe “Blerja e udhëzuar” disponohen vetëm në këtë lloj llogarie.
Për më shumë informacion krahasues në lidhje me llogaritë standarde dhe të ndërmarrjes apo në lidhje me tarifat e anëtarësimit, vizitoni faqen e internetit të SAP Ariba.